Ndahet nga jeta piktori Skënder Kamberi, Gonxhja: La pas trashëgimi të pasur

Një jetë e dedikuar artit, e mbushur me penelata e plot ngjyra, ishte ajo e piktorit Skënder Kamberi, i cili u nda sot nga jeta në moshën 87-vjeçare


Një jetë e dedikuar artit, e mbushur me penelata e plot ngjyra, ishte ajo e piktorit Skënder Kamberi, i cili u nda sot nga jeta në moshën 87-vjeçare.

I lindur në Vlorë më 2 shkurt të vitit 1939, Skënder Kamberi mbaroi Liceun Artistik në vitin 1960 dhe më pas vazhdoi studimet në Institutin e Lartë të Arteve, ku u diplomua në vitin 1965.

Në ato vite ai u kthye në vendlindje, ku bashkë me piktorin Nestor Jonuzi dha një kontribut të veçantë në përhapjen e gjerë të pikturës në qytet.

Piktori Skënder Kamberi konsiderohet si një prej piktorëve më të rëndësishëm shqiptarë, në veprat e të cilit spikasin vlerat, dashuria për artin, njerëzit dhe qytetin e tij të dashur, Vlorën.

Galeria Kombëtare e Arteve, në koleksionin e saj, mban disa punime të Skënder Kamberit, arti i të cilit kapërceu kufijtë shtetërorë.

Piktori ka hapur një sërë ekspozitash në Egjipt, Francë, Angli, Turqi, Itali, Greqi etj.

Ndër veprat e tij veçohen “Demostrata e bukës” (1971), një nga kompozimet më të njohura me temë historike, si edhe “Fshati Kuç”, pikturë impresioniste në vaj e fshatit.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, e cilësoi atë si një prej figurave më të rëndësishme të artit pamor.

“Ikja e tij shënon një humbje të madhe për kulturën kombëtare, për historinë e pikturës shqiptare dhe për të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan artin e tij. Skënder Kamberi ishte një krijues i palodhur, një kërkues i vazhdueshëm dhe një zë i veçantë që arriti të ndërtojë një gjuhë artistike autentike, edhe në kohët më sfiduese”, u shpreh ministri.

Me një krijimtari të jashtëzakonshme prej mbi 1,400 veprash, ministri Gonxhja theksoi se, ai la pas një trashëgimi të pasur që përfshin kompozime monumentale, portrete, peizazhe dhe vepra me një forcë të rrallë shprehëse.

“Në çdo periudhë të krijimtarisë së tij, nga realizmi socialist deri tek shprehjet më të lira pas viteve ’90, Kamberi arriti të ruajë integritetin artistik dhe të sfidojë kufijtë e kohës, duke i dhënë artit shqiptar dimensione të reja”, u shpreh ministri Gonxhja.

Kujtimi dhe vepra e tij, vijoi Gonxhja, do të mbeten të gjalla dhe frymëzuese për brezat që do të vijnë.

“U prehsh në paqe, Mjeshtër!”, thuhet në mesazhin e ministrit.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha: Arbëreshët, urë e gjallë lidhëse mes Shqipërisë dhe Italisë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në edicionin e 31-të të Manifestimit Kulturor Folklorik për…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Italia Strategjike — Ku është Shqipëria?

Kryetar i Institutit Shqiptar per Studime Nderkombetare (AIIS)

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Arbëreshët, urë e gjallë lidhëse mes Shqipërisë dhe Italisë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në edicionin e 31-të të Manifestimit Kulturor Folklorik për…