Ministria e Drejtësisë: Nga 2025 në 2026, rritje e zbatimit të vendimeve gjyqësore

Ministria e Drejtësisë bëri me dije se ka një rritje të zbatimeve të vendimeve gjyqësore gjatë vitit 2026, duke e krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.


Ministria e Drejtësisë bëri me dije se ka një rritje të zbatimeve të vendimeve gjyqësore gjatë vitit 2026, duke e krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, në mars të vitit 2025 janë ekzekutuar 1 913 dosje, ndërsa në mars të vitit 2026 ky numër ka arritur në 2 254 dosje të ekzekutuara.

“Më shumë dosje të ekzekutuara nga Shërbimi Përmbarimor Shtetëror. Rezultatet në rritje krahasuar me një vit më parë të Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror ku tregojnë forcimin e punës në vendosjen e drejtësisë dhe zbatimin e ligjit”, nënvizoi ministria e Drejtësisë.

Po ashtu, Ministria bën me dije se është shënuar edhe një rritje e të ardhurave në buxhet. Sipas saj, të ardhurat janë rritur me 20,963,196 lekë krahasuar me një vit më parë.

“Rritje e ndjeshme e të ardhurave në buxhet me 20 963 196 lekë krahasuar me një vit më parë. Rezultat i forcimit të zbatimit të vendimeve gjyqësore dhe përgjegjësisë institucionale si pjesë e Ministrisë së Drejtësisë”, nënvizoi Ministria e Drejtësisë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Muaji i Ndërgjegjësimit për kancerin pediatrik, Spahiu: Asnjë familje nuk duhet ta përballojë këtë rrugëtim pa mbështetje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, ndau në rrjetet sociale një mesazh në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Muaji i Ndërgjegjësimit për kancerin pediatrik, Spahiu: Asnjë familje nuk duhet ta përballojë këtë rrugëtim pa mbështetje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, ndau në rrjetet sociale një mesazh në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit…