Hita: Siguria, “pasaporta” e Policisë së Shtetit për miliona turistë e vizitorë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, deklaroi se siguria përbën “pasaportën” e institucionit që ai drejton për miliona turistë dhe vizitorë që zgjedhin Shqipërinë.


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, deklaroi se siguria përbën “pasaportën” e institucionit që ai drejton për miliona turistë dhe vizitorë që zgjedhin Shqipërinë.

Gjatë fjalës së mbajtur në Samitin e Diasporës, që zhvillohet në Tiranë, në panelin “Migracioni dhe politikat e riatdhesimit”, Hita theksoi se Policia e Shtetit po kalon një fazë të re modernizimi dhe transformimi, me synimin për t’u bërë një institucion më profesional, transparent dhe i besueshëm.

Ai nënvizoi se qasja e policisë është e orientuar drejt shërbimit ndaj qytetarëve, diasporës dhe vizitorëve të huaj, duke vënë theksin te investimet në teknologji, rritja e kapaciteteve njerëzore dhe bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë.

“Policia e Shtetit ka hyrë në një fazë të re modernizimi dhe transformimi, duke synuar të jetë një institucion sa më profesional, transparent dhe i besueshëm për çdo qytetar, brenda dhe jashtë vendit. Qasja jonë sot është e qartë, Policia si shërbim, në shërbim të ligjit, qytetarëve, bashkëkombasve tanë të diasporës, por edhe për çdo shtetas të huaj që viziton vendin tonë”, tha ai.

Sipas tij, janë përmirësuar kushtet dhe teknologjia në pikat e kalimit kufitar, janë rritur trajnimet e punonjësve dhe vijon puna për përmirësimin e mëtejshëm të shërbimit ndaj qytetarëve dhe turistëve.

Hita theksoi gjithashtu forcimin e policimit në komunitet dhe rritjen e prezencës policore në zonat turistike gjatë sezonit veror, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Ai vuri në dukje edhe angazhimin e Policisë Kufitare në menaxhimin e flukseve migratore dhe goditjen e rrjeteve të kontrabandimit të emigrantëve të paligjshëm, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

“Siguria mbetet prioriteti ynë absolut”, u shpreh Hita, duke theksuar se nuk është regjistruar asnjë ngjarje e rëndë kriminale ndaj turistëve, ndërsa janë evidentuar qindra raste ndihme për vizitorët në nevojë.

Në përmbyllje, ai garantoi se Policia e Shtetit do të vijojë të punojë me integritet dhe profesionalizëm për një Shqipëri më të sigurt, më të besueshme dhe më mikpritëse.

Burimi ATSH

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…

Global 360

Herzog mandaton Gadi Eisenkot për formimin e qeverisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, pritet t’i japë politikanit të opozitës, Gadi Eisenkot, mandatin për formimin e qeverisë së re

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…