Kumbaro: Turizmi tashmë industri, koha për investime të nivelit të lartë

Pjesëmarrja në panairet e mëdha botërore të turizmit është njëra nga rrugët që e ka sjellë vendin në vëmendjen ndërkombëtare.


Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, tha se “turizmi po afirmohet gjithnjë e më shumë si sektori më i rëndësishëm i ekonomisë tonë, që gjeneron jo vetëm të ardhura monetare, punësim por dhe po ngre gjithnjë e më shumë imazhin e Shqipërisë problem që e kemi vuajtur qoftë për shkak të izolimit apo tranzicionit 25 vjeçar”.

Gjatë një interviste televizive, Kumbaro theksoi se, “viti 2023 konfirmoi mbi 10 milionë vizitorë të huaj, që konsolidoi këtë prirje që rikonfirmorhet në dy muajt e parë të 2024 me 55.5% më shumë vizitor, se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”.

Ajo deklaroi se tashmë turizmi në Shqipëri nuk është një sektor por një industri.

Duke iu referuar të ardhurabe nga turizmi që hynë në ekonominë shqiptare ajo Kumbaro tha se, “në vitin 2022 kishim 2,8 miliard euro, ndërkohë që për vitin 2023 të ardhurat nga turizmu prekën shifrën rekord 4.2 miliardë euro. Pra 1,4 miliard euro më shumë të ardhura brenda një viti”

Sipas saj kjo është para që qarkullon dhe ushqen të gjithë zinxhirin e biznesit në vend nga blegtori, bujqësia, shërbimet, hoteleria, etj.

“Tashmë ne nuk mund të themi thjesht se jemi mikpritës, këtë e kemi me kanun dhe zemër. Është një nga virtytet më të mira që po e kthejmë në ekonomi. Edhe aty ku mungon profesionalizimi klientët thonë se në Shqipëri kompensohet nga mikpritja dhe bujaria, e kemi brand. Dhe ne këto virtute po i kthejmë në para”, deklaroi Kumbaro

Në vijim të intervistës, ministrja evidentoi se sektori turistik shqiptar ka pësuar një transformim të madh që, sipas saj, e ka pikënisjen në vitin 2014.

“Sot në kemi një turizëm gjithëvjetor me ofertë turistike të shtrirë në të gjithë vendin. Ende nuk e kemi shfrytëzuar të gjithë kapacitetin, por politikat e agroturizmit dhe shtimi i aktiviteteve të larmishme e kanë diversifikuar ofertën, pavarësisht se piku arrihet në muajt e verës, për shkaqe që dihen. Kjo arritje është shembulli më i mirë i sinergjisë mes shtetit dhe privatit dhe falë edhe rrjeteve sociale imazhi i Shqipërisë sot është krejt tjetër”, tha Kumbaro.

Sipas saj, tashmë qeveria ka ka të qartë rrugën e zhvillimit.

“Të gjitha arritjet e deritanishme në sektorin e turizmit nuk kanë të bëjnë me vitet e afërta, por kanë të bëjë më atë që është një angazhim gjithëkombëtar i qeverisë shqiptare, që Shqipëria të jetë kampione në turizmin ballkanik në vitin 2030”, u shpreh ajo.

Pjesëmarrja në panairet e mëdha botërore të turizmit është njëra nga rrugët që e ka sjellë vendin në vëmendjen ndërkombëtare. Por ministrja e turizmit Kumbaro thotë se për vendin tonë kjo pjesëmarrje ka sjellë edhe më shumë se aq.

“Vitin e kaluar organizuam forumin ndërkombëtar shumë të madh FESTA, turizmin e qëndrueshëm e mjedisor në Shqipëri, ku partneri kryesor ishte OBT. Aktiviteti ngjalli shumë interes, dhe menjëherë pas eventit që gjeneroi edhe efekte ne investimet turistike patëm edhe dy oferta të rëndësishme. Oferta e parë erdhi nga ITB Berlin, Panairi më i madh në botë për turizmin. Ata na zgjodhën si partner për vitin 2025, dha marrëveshjen e nënshkruam në mars 2024. Oferta e dytë na u bë nga OBT, që Shqipëria të presë 40 vendet e Europës në nivel ministrash. Më 8 prill ne këmi eventin e rëndësishëm politik, dhe dita e dytë është po aq e rëndësishme sepse do të flitet për investime në turizëm në Europë e vecanërisht në Shqipëri. Aty do të prezantohet edhe një studim shumë i rëndësishëm për investimet e nivelit të lartë në turizëm. Ndërkohë në po marrim pjesë edhe në panairët ndërkombëtare. Tre janë më të mëdhenjtë në botë, i para është Madridi që hap cdo vit serinë e panaireve dhe aty është edhe selia botërore e turizmit, i dyti është Berlini, më i madhi në bortë, dhe i tretii është Londra që është më komercial. Siç ju thashë, në mars 2025, Berlini do të vishet në kuq e zi, sepse ne do të jemi partner të panairit, dhe në këtë vit përgatitor vetë gjermanët do ta shpërndajnë ofertën tonë në të gjithë botën”, u shpreh Kumbaro.

Synimi ynë është kërkojmë turistët elitarë, tha ministrja.

“Është koha për të folur për investime të nivelit të lartë në turizëm. Ka ardhur koha ku duhet të jemi shumë seriozë dhe puan që kemi bërë gjithë këto vite duhet të konsolidohet për të shkuar drejt turizmit elitar. Shqipëria është shumë e vogël, nuk mban miliona e miliona turistë. Ne na duhen turistë që paguajnë mbi 100 euro në ditë. Këto kërkojnë një tjetër vizion, nuk na duhen 30 milion turistë me mjedis të dëmtuar, mjaftojnë 10 milionë turistë por që janë elitarë”, deklaroi ministrja Kumbaro.

(Marrë nga ATSH)

Vlerësimet PEFA, përmirësim i dukshëm në planifikimin buxhetor të bashkive

Nën drejtimin e drejtoreshës së përgjithshme të Buxhetit në Ministrinë e Financave, Mimoza Dhëmbi dhe zëvendësambasadorit të Zvicrës në Tiranë,…

Global 360

Mattarella, SUdhëheqës nga e gjithë bota urojnë shqiptarët për festën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Vlerësimet PEFA, përmirësim i dukshëm në planifikimin buxhetor të bashkive

Nën drejtimin e drejtoreshës së përgjithshme të Buxhetit në Ministrinë e Financave, Mimoza Dhëmbi dhe zëvendësambasadorit të Zvicrës në Tiranë,…