Ambasadori gjerman Karl Bergner viziton Autoritetin e Dosjeve

Kryetarja e AIDSSH, Gentiana Sula: Autoriteti po punon intestivisht që të jetë një institucion kujtese,


Ambasadori gjerman në Shqipëri, Karl Bergner zhvilloi një vizitë në mjediset e AIDSSH-së, ku u njoh me proceset e punës si dhe projektet që po zhvillon institucioni në drejtim të rishqyrtimit të historisë, si dhe procesit të kujtesës me qëllim edukimin qytetar të publikut.

Kryetarja, Gentiana Sula bëri një paraqitje të punës së institucionit gjatë mandatit të dytë, sa i takon informimit të qytetarëve, studiuesve dhe mediave mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, si dhe strukturës së posaçme për të zhdukurit në komunizëm, nismave për zbardhjen e historive të kampit të Tepelenës, të burgut të Spaçit etj.

Ambasadori Karl Bergner u shpreh se: “Besueshmëria e institucioneve përballë sfidave të përditshme, trajtimi i dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, puna me të rinjtë dhe komunitetet, janë të rëndësishme. Ai përsëriti mbështetjen për Autoritetin, duke marrë shembull rastin e Gjermanisë, sa i takon politikave për ballafaqimin me të shkuarën, edukimi i brezave dhe mos përsëritjen e diktaturave në të ardhmen.”

NJOFTIMI I AIDISH

Ambasadori gjerman në Shqipëri, z. Karl Bergner zhvilloi një vizitë në mjediset e AIDSSH-së, ku u njoh me proceset e punës si dhe projektet që po zhvillon institucioni në drejtim të rishqyrtimit të historisë, si dhe procesit të kujtesës me qëllim edukimin qytetar të publikut.

Ambasadori z. Bergner dhe ekipi e tij vizituan arkivin e dokumenteve të Ish-Sigurimit të Shtetit dhe u informuan për proceset e punës, mënyrën e ruajtjes, tipologjinë e dosjeve, etj. U njohën me punën e bërë në arkivën digjitale, procesin e scanimit të dosjeve, ndërtimit të fototekës dhe mediatekës. Më pas ata vizituan bibliotekën “Musine Kokalari”, e cila është kthyer në një qendër të vizitueshme, me mundësi leximi e njohjeje me dokumentacionin, nga studiues dhe media.

Diskutimet mbi synimet e Autoritetit dhe punën në të ardhmen vijuan në sallën e mbledhjeve.

Kryetarja, Gentiana Sula bëri një paraqitje të punës së institucionit gjatë mandatit të dytë, sa i takon informimit të qytetarëve, studiuesve dhe mediave mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, si dhe strukturës së posaçme për të zhdukurit në komunizëm, nismave për zbardhjen e historive të kampit të Tepelenës, të burgut të Spaçit etj.

Autoriteti është tashmë një qendër ku zhvillohen aktivitete që kanë në qendër zbërthimin e dokumenteve dhe diskutimin mbi fatit të viktimave të së shkuarës. Këtu u përmenden projektet më të fundit në fushën e edukimit si : Platforma me burime të hapura arsimore 1944-1991 –“Mësojmë nga e kaluara” si dhe Klubi i librit me të njëjtën tematikë, të cilat synojnë informimin e mësuesve të arsimit parauniversitar me ngjarje të shkuarës 1944-1991 më qëllim përcjelljen e tyre në brezat e rinj.

Zbardhja e të kaluarës, bashkëpunimet me institucionet homologe, grupet e interesit dhe nismat për hapjen e studimin e dosjeve nëpërmjet aktiviteteve në nivel lokal e kombëtar, ishin pjesë e fjalës së saj.

Ambasadori, z. Karl Bergner u shpreh se: “Besueshmëria e institucioneve përballë sfidave të përditshme, trajtimi i dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, puna me të rinjtë dhe komunitetet, janë të rëndësishme. Ai përsëriti mbështetjen për Autoritetin, duke marrë shembull rastin e Gjermanisë, sa i takon politikave për ballafaqimin me të shkuarën, edukimi i brezave dhe mos përsëritjen e diktaturave në të ardhmen. ”

Ambasada Gjermane e ka mbështetur që nga fillimi aktivitetin e AIDSSH-së dhe rolin e tij për drejtësinë tranzicionale në vend, si dhe ka ndihmuar me baze teknologjike, me pajisjet e scanimit, kitin e pajisjeve për marrjen intervistave audio-vizuale, serverin ku depozitohen si dhe ka kontribuar së fundi me trajnimin e specialistëve të AIDSSH-së për ndërtimin e Mediatikës.

Autoriteti po punon intestivisht që të jetë një institucion kujtese, që përveçse zbërthen makinerinë e shtypjes, sjell edhe zërin e qëndrimin e viktimës, duke krijuar kuadrin e plotë historik të diktaturës.

Ambasadori gjerman në Shqipëri, z. Karl Bergner zhvilloi një vizitë në mjediset e AIDSSH-së, ku u njoh me proceset e…

Posted by Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944÷1991 on Monday, March 25, 2024

Përafrimi ligjor me BE, Musabelliu: Mbrojtje proporcionale e interesave të ortakëve dhe aksionarëve të shoqërive tregtare

Projektligji për shndërrimin, bashkimin dhe ndarjen ndërkufitare të shoqërive tregtare synon përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian,…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Përafrimi ligjor me BE, Musabelliu: Mbrojtje proporcionale e interesave të ortakëve dhe aksionarëve të shoqërive tregtare

Projektligji për shndërrimin, bashkimin dhe ndarjen ndërkufitare të shoqërive tregtare synon përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian,…