Rama: BE-ja të hedhë një hap të rëndësishëm përpara duke i ulur vendet kandidate në tryezë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Brukseli se “Bashkimi Europian duhet të marrë kurajën që të hedhë një hap shumë të rëndësishëm përpara duke i ulur të gjitha vendet kandidate përreth tryezës, pa ndryshuar procesin bazuar në meritë për secilin prej vendeve, por duke përçuar një sinjal shumë të fortë nga njëra anë për ne dhe nga ana tjetër për të gjithë botën”


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Brukseli se “Bashkimi Europian duhet të marrë kurajën që të hedhë një hap shumë të rëndësishëm përpara duke i ulur të gjitha vendet kandidate përreth tryezës, pa ndryshuar procesin bazuar në meritë për secilin prej vendeve, por duke përçuar një sinjal shumë të fortë nga njëra anë për ne dhe nga ana tjetër për të gjithë botën”.

Në një konferencë për mediet, në prag të takimit të liderëve në kuadër të Samitit Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor, ku në fokus janë partneriteti strategjik, procesi i zgjerimit dhe përshpejtimi i integrimit europian të vendeve të rajonit, Rama tha se “samiti përbën një moment të rëndësishëm jo vetëm për vendet kandidate, por edhe për shtetet anëtare të BE-së”.

“Sigurisht që ky samit vjetor është momenti kulmor i vitit për të gjitha vendet kandidate. Ka rëndësinë e vet për shtetet anëtare, sepse është momenti i një bashkëbisedimi të hapur e shumë konstruktiv”, deklaroi Rama.

Rama tha se samiti është gjithashtu një mundësi për të ballafaquar qëndrimet dhe idetë për të ardhmen.

“Po kështu është edhe momenti i ballafaqimit të ndjesive të ndryshme gjatë vitit dhe ideve për të ardhmen. Për ne është absolutisht e rëndësishme që jemi këtu në këtë ngjarje vjetore dhe pikërisht në këtë samit të këtij viti besoj se ka një arsye mjaft të mirë për të nxitur më shumë integrim”, u shpreh Kryeministri.

I pyetur nëse propozimi gjerman ishte pjesë e diskutimeve të samitit, Rama konfirmoi se është pjesë e tyre, por theksoi nevojën për një kornizë më të gjerë.

“Propozimi gjerman është pjesë e kësaj, por besoj që kjo ide apo të tjera kanë nevojë për një kornizë më të gjerë, që është saktësisht ajo për të cilën kam folur e kam avokatuar përgjatë gjithë kohës për të gjithë Bashkimin Europian e të gjitha vendet kandidate përreth tryezës”, theksoi Rama.

Sa i përket numrit të kapitujve që Shqipëria synon të përmbyllë deri në fund të këtij viti, Rama tha se puna po vijon intensivisht në bashkëpunim me Komisionin Europian.

“Ne po punojmë shumë fort çdo ditë me komisionin dhe të shohim aritmetikën, por me sa di unë jemi në rrugën e duhur sipas planit. Nga ana tjetër nuk është punë vetëm me një kah, është një punë me dy kahe. Për disa për një pjesë të punës presim ende që Komisioni të çelë dritën jeshile, pasi siç e dinë të gjithë ata të përfshirë në këtë proces, Komisioni duhet gjithnjë të miratojë më parë tekstin që e kemi përgatitur tashmë”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Salla: 18 miliardë lekë për bujqësinë në 2027-ën, dyfishohet fondi për kompensimin e autofaturave

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla zhvilloi sot një bashkëbisedim me fermerë, grumbullues e agropërpunues në Lushnjë, ku…

Global 360

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030

Mbretëria renditet e para mes 194 vendeve dhe territoreve të vlerësuara nga OKB-ja për shërbimet qeveritare online dhe ngjitet në…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Liria e besimit nuk mbrohet vetë

Nga kujtesa e Hafiz Sabri Koçit te përgjegjësia për të ndërtuar institucione

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Salla: 18 miliardë lekë për bujqësinë në 2027-ën, dyfishohet fondi për kompensimin e autofaturave

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla zhvilloi sot një bashkëbisedim me fermerë, grumbullues e agropërpunues në Lushnjë, ku…