
Roller: Shqipëria ofron shumë mundësi për investime
Themeluesi dhe kryetari i Berlin Global Dialogue, Lars-Hendrik Roller vlerësoi sot se Shqipëria ka shumë mundësi për investime dhe qëndron në një pozicion të mirë ekonomik.

Themeluesi dhe kryetari i Berlin Global Dialogue, Lars-Hendrik Roller vlerësoi sot se Shqipëria ka shumë mundësi për investime dhe qëndron në një pozicion të mirë ekonomik.
Forumin e Investimeve Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor që po zhvillon punimet në Tiranë, Roller theksoi se Shqipëri ka aktualisht një rritje ekonomike prej 4%, si dhe ulje të borxhit publik.
“Njerëzit mund të thonë që Shqipëria e ka të nevojshme ta bëjë këtë gjë për ta bindur tregun. Është e vërtetë, por deficitin e keni mirë. Situata makroekonomike në Shqipëri, me të gjitha problemet e saj, paraqitet mjaft mirë. Problemi është se sa i qëndrueshëm do të jetë ky pozicion”, tha ai.
Roller theksoi se vendi duhet të adresojë ende sfidat që lidhen me mjedisin e biznesit dhe me shtetin e së drejtës për të hyrë në BE.
“Ju jeni vend i vogël por jeni rritur shpejt. Shqipëria ka shumë për të ofruar përtej të gjitha problemeve të saj, keni shumë mundësi investimi “, tha ai.
Burimi ATSH


















