De Sousa: 8.4 miliardë euro investime nga BE në Shqipëri, të gatshëm të shtojmë mbështetjen

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në vendin tonë, Sofie Moreira de Sousa, tha sot se Ballkani Perëndimor është një pjesë thelbësore e së ardhmes së Evropës dhe se investimet në rajon përbëjnë një mundësi të rëndësishme për forcimin e konkurrueshmërisë, qëndrueshmërisë dhe prosperitetit të Bashkimit Evropian.


Ambasadorja e Bashkimit Evropian në vendin tonë, Sofie Moreira de Sousa, tha sot se Ballkani Perëndimor është një pjesë thelbësore e së ardhmes së Evropës dhe se investimet në rajon përbëjnë një mundësi të rëndësishme për forcimin e konkurrueshmërisë, qëndrueshmërisë dhe prosperitetit të Bashkimit Evropian.

Gjatë ditës së dytë të Konferencës së Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, de Sousa theksoi se zgjerimi dhe konkurrueshmëria nuk duhen parë si dy agjenda të ndara, por si pjesë e një ambicieje të përbashkët evropiane.

Ajo nënvizoi rëndësinë e forcimit të lidhjeve ekonomike dhe tregtare mes BE-së dhe vendeve të rajonit, duke nënvizuar se afërsia gjeografike, potenciali sipërmarrës, aftësitë industriale dhe talenti njerëzor përbëjnë avantazhe të rëndësishme për ekonominë evropiane.

“Ju nuk jeni periferia e Evropës, ju jeni e ardhmja e Evropës. Ju jeni pjesë e Evropës dhe pjesë e të ardhmes së Evropës. Investimi në Ballkanin Perëndimor do të thotë të investojmë në konkurrueshmërinë e Evropës. Kjo është në qëndrueshmërinë dhe prosperitetin e Evropës. Ky është mesazhi kryesor që do të jepja, sepse zgjerimi dhe konkurrueshmëria nuk janë dy agjenda të ndryshme, por është një ambicie evropiane e përbashkët për të ndërtuar një Evropë më të fortë dhe më të pasur.

“Sot kemi nevojë të forcojmë bazën tonë industriale, duhet të shpejtojmë inovacionin, të diversifikojmë kanalet tona të furnizimit, të sigurojmë akses në energjinë e pastër dhe të lirë. Ballkani Perëndimor luan një rol të rëndësishëm për shkak të afërsisë gjeografike, talentit sipërmarrës, aftësive industriale dhe ekonomive të integruara. Këto mund të kontribuojnë në konkurrueshmërinë e Evropës. Në Ballkanin Perëndimor, tregtia në mallra ishte më shumë se 88 milionë në 2025, më shumë se dyfishi i një dekadë më parë”, tha ajo.

Sipas saj, integrimi gradual i Ballkanit Perëndimor në tregun e vetëm evropian duhet të përshpejtohet, ndërsa përfitimet ekonomike të anëtarësimit mund të ndihen edhe përpara hyrjes zyrtare në Bashkimin Evropian.

“Ne duam që kompanitë të përfitojnë nga mundësitë e integrimit evropian duke filluar që sot”, deklaroi ajo, duke iu referuar Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe instrumenteve të investimit të BE-së.

Ambasadorja theksoi gjithashtu se transformimi ekonomik i rajonit kërkon reforma të qëndrueshme, forcimin e shtetit të së drejtës, përmirësimin e klimës së investimeve dhe një rol më aktiv të sektorit privat.

“Vetëm fondet publike nuk krijojnë transformimin ekonomik. Të gjithë ne këtu kemi një rol të rëndësishëm për të luajtur, sepse transformimi ekonomik i rajonit kërkon veprim nga të gjitha anët”, tha de Sousa.

Ajo vuri në dukje se Bashkimi Evropian po mbështet projekte në infrastrukturë, konektivitet, tranzicionin e gjelbër dhe digjital, si dhe zhvillimin e sektorit privat. Në këtë kuadër, përmendi edhe mbështetjen për dekarbonizimin e industrisë së çimentos dhe eksplorimin e modeleve të reja të investimit në infrastrukturën digjitale.

Duke iu referuar Shqipërisë, de Sousa bëri të ditur se Bashkimi Evropian ka dhënë mbi 880 milionë euro mbështetje për sektorin publik dhe ka mobilizuar 8.4 miliardë euro investime.

“Një vit më parë ne firmosëm shumë memorandume me një numër kompanish që kishin investuar në rajon. Ne po bëjmë progres. Ne po investojmë në dekarbonizimin e industrisë së çimentos. Në sektorin digjital ne po eksplorojmë modele investimi inovative për të forcuar konektivitetin digjital, infrastrukturën e konektivitetit digjital në të gjithë rajonin. Këto shembuj tregojnë që ne duam që kjo konferencë të arrijë në investime konkrete dhe në partneritete që zgjasin.

“Bashkimi Evropian ka dhënë më shumë se 880 milionë euro në mbështetje të sektorit publik në Shqipëri dhe ka mobilizuar 8.4 miliardë euro në investime. Transformimi ekonomik është më shumë se një përgjegjësi që ndahet me të gjithë, është një mundësi që ndahet me të gjithë, për ta sjellë rajonin më afër, për të forcuar ekonomitë e tyre dhe që të ndërtojmë të ardhmen tonë së bashku. BE-ja është e gatshme që ta shtojë mbështetjen”, tha ajo.

Ambasadorja theksoi se rajoni ka potencial të madh njerëzor dhe ekonomik, por shfrytëzimi i tij kërkon angazhim politik, reforma dhe besimin e investitorëve.

“Koha për të vepruar është tani, me qëllim që të integrohemi gradualisht me tregun e brendshëm evropian dhe të jemi të përgatitur për anëtarësimin. Ne kemi nevojë për energjinë, ambicien dhe besimin e investitorëve e bizneseve, por edhe për gatishmërinë e udhëheqësve politikë për t’i vënë gjërat në zbatim”, përfundoi de Sousa.

Burimi ATSH

De Sousa: 8.4 miliardë euro investime nga BE në Shqipëri, të gatshëm të shtojmë mbështetjen

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në vendin tonë, Sofie Moreira de Sousa, tha sot se Ballkani Perëndimor është një pjesë thelbësore…

Global 360

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030

Mbretëria renditet e para mes 194 vendeve dhe territoreve të vlerësuara nga OKB-ja për shërbimet qeveritare online dhe ngjitet në…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Liria e besimit nuk mbrohet vetë

Nga kujtesa e Hafiz Sabri Koçit te përgjegjësia për të ndërtuar institucione

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

De Sousa: 8.4 miliardë euro investime nga BE në Shqipëri, të gatshëm të shtojmë mbështetjen

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në vendin tonë, Sofie Moreira de Sousa, tha sot se Ballkani Perëndimor është një pjesë thelbësore…