AmCham zhvillon Asamblenë e Përgjithshme, në fokus bashkëpunimi ekonomik me SHBA dhe klima e investimeve

Dhoma Amerikane e Tregtisë zhvilloi mbledhjen e përgjithshme të asamblesë, me pjesëmarrjen e ambasadorit të SHBA-së, Eric Wendt, ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, si dhe përfaqësuesve të komunitetit të biznesit.


Dhoma Amerikane e Tregtisë zhvilloi mbledhjen e përgjithshme të asamblesë, me pjesëmarrjen e ambasadorit të SHBA-së, Eric Wendt, ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, si dhe përfaqësuesve të komunitetit të biznesit.

Në fokus të takimit ishte forcimi i dialogut institucional, përfaqësimi i interesave të biznesit, nxitja e reformave ekonomike dhe përcaktimi i prioriteteve të reja të organizatës, krahas zgjedhjes së drejtuesve të Bordit.

Drejtori ekzekutiv i AmCham Albania, Neritan Mullaj prezantoi punën dhe angazhimet e organizatës gjatë vitit 2026, duke veçuar kontributin në forcimin e marrëdhënieve ekonomike me SHBA-në, si dhe angazhimin për reforma që përmirësojnë klimën e investimeve.

Mullaj u ndal edhe në misionin e zhvilluar në Uashington, me synim promovimin e potencialit të Shqipërisë për investime dhe zgjerimin e marrëdhënieve tregtare me SHBA-në.

Duke folur për prioritetet e ardhshme, Mullaj bëri të ditur se AmCham synon zgjerimin e partneriteteve me SHBA, krijimin e një Qendre Arbitrazhi dhe ngritjen e dy komiteteve të reja për Mbrojtjen dhe Energjinë.

Ambasadori amerikan, Eric Wendt, vlerësoi kontributin e AmCham në mekanizmin e ri për shqyrtimin e investimeve të huaja direkte, ndërsa bëri të ditur bashkëpunimin për krijimin e një Qendre për Zgjidhjen Alternative të Mosmarrëveshjeve Tregtare.

Wendt theksoi rëndësinë e konkurrencës së ndershme dhe garantimit të kushteve të barabarta për kompanitë amerikane që operojnë në Shqipëri, duke nënvizuar nevojën për dialog të vazhdueshëm me biznesin për identifikimin dhe adresimin e barrierave.

Ndërsa presidenti i Dhomës Amerikane, Grant Van Cleve, vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për krijimin e një mjedisi ekonomik më të integruar dhe tërheqës për investitorët amerikanë.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, vlerësoi miratimin e kuadrit të ri rregullator për shqyrtimin e investimeve të huaja direkte, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm për forcimin e klimës së investimeve. Ajo nënvizoi bashkëpunimin me AmCham gjatë hartimit dhe konsultimit të këtij mekanizmi, si dhe rëndësinë e ligjit të ri për investimet, që synon të rrisë mbrojtjen dhe atraktivitetin e vendit për investitorët vendas dhe të huaj.

AmCham Albania përfaqëson mbi 282 anëtarë nga sektorë të ndryshëm të ekonomisë, 80% e të cilëve kanë lidhje me tregun amerikan.

/Burimi ATSH

AmCham zhvillon Asamblenë e Përgjithshme, në fokus bashkëpunimi ekonomik me SHBA dhe klima e investimeve

Dhoma Amerikane e Tregtisë zhvilloi mbledhjen e përgjithshme të asamblesë, me pjesëmarrjen e ambasadorit të SHBA-së, Eric Wendt, ministres së…

Global 360

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030

Mbretëria renditet e para mes 194 vendeve dhe territoreve të vlerësuara nga OKB-ja për shërbimet qeveritare online dhe ngjitet në…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Liria e besimit nuk mbrohet vetë

Nga kujtesa e Hafiz Sabri Koçit te përgjegjësia për të ndërtuar institucione

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

AmCham zhvillon Asamblenë e Përgjithshme, në fokus bashkëpunimi ekonomik me SHBA dhe klima e investimeve

Dhoma Amerikane e Tregtisë zhvilloi mbledhjen e përgjithshme të asamblesë, me pjesëmarrjen e ambasadorit të SHBA-së, Eric Wendt, ministres së…