Ministri italian i Mbrojtjes: Shqipëria shtyllë solide dhe kolonë e patjetërsueshme e Perëndimit

Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Gudio Crosetto i pranishëm në ceremoninë e përurimit të bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, deklaroi se Shqipëria është një shtyllë solide dhe kolonë e patjetërsueshme e Perëndimit dhe Italia është një nga mbështetësit kryesore të saj.


Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Gudio Crosetto i pranishëm në ceremoninë e përurimit të bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, deklaroi se Shqipëria është një shtyllë solide dhe kolonë e patjetërsueshme e Perëndimit dhe Italia është një nga mbështetësit kryesore të saj.

“Kremtojmë sot një moment domethënës që shënon njëherësh në pikëmbërritje në bashkëpunimin mes Italisë dhe Shqipërisë dhe një pikë kthese për mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Përurimi i bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, fryt i një rrugëtimi aspak të lehtë, mbërrin në një moment ndryshimesh të thella dhe të shpejta në arenën ndërkombëtare. Prania ime këtu dëshmon angazhimin e Italisë në krah të Shqipërisë, një vend me të cilin mbajmë lidhje të thella historike kulturor, miqësie përveç fqinjësisë gjeografike që na jep një vizion dhe një perspektivë të përbashkët”, theksoi ai.

Ai shtoi se rrugëtimi i demokracisë së Shqipërisë nisi viti më parë gjë e cila e bëri atë të anëtarësohej në Këshillin Evropës në ’95 dhe në NATO në 20009, një rrugëtim ky që ka tipare të përbashkët me Italinë dhe që vazhdojnë të përshkojnë së bashku me besim dhe vendosmëri.

Ministri italian theksoi se Shqipëria është tashmë një shtyllë solide dhe një kolonë e patjetërsueshme e perëndimit dhe sistemit të saj të vlerave dhe Italia që e ka mbështetur anëtarësimin e saj në BE dhe bashkëndan tashmë kënaqësinë që Shqipëria mori tashmë dritën jeshile për negociatat e anëtarësimit.

Ai vuri në dukje se bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes mes dy vendeve tona, është një shtyllë themeli në marrëdhëniet dypalëshe si dhe angazhim i përbashkët në promovimin dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Sipas tij, “një mbështetje e ndërsjellët e jona që shfaqet përmes stërvitjeve të përbashkëta, më pëlqen të kujtoj programet në fushën e formimit që sjellin dhe krijojnë dialog dhe kapacitete profesionale që bëjnë të mundur stërvitej profesionale”.

“Përurimi i bazës ajrore të Kuçovës nuk është vetëm një pikëmbërritje e arrirë por është një pikënisje për shpalosjen për bashkëpunime të mëtejshme për nisma të përbashkëta që mund të shpalosen nga mbrojtja në formimin profesional deri tek përgjigja ndaj emergjencave dhe në fushën industriale. Në një kohë që karakterizohet nga sfida komplekse, kjo e sotmja është një mesazh i qartë dhe simbol i prekshme për të përballuar sfidat e tashme dhe të ardhme”, përfundoi ministri italian i Mbrojtjes.

Kingji vizitë në Rumani, rritje e ndërveprueshmërisë mes forcave të Aleancës

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji, zhvilloi një vizitë pune në Rumani, ku vizitoi…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kingji vizitë në Rumani, rritje e ndërveprueshmërisë mes forcave të Aleancës

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji, zhvilloi një vizitë pune në Rumani, ku vizitoi…