Rama: Në Shqipëri ka rënë miti i pandëshkueshmërisë

RamaË. Nuk ka më person të paprekshëm dhe të pandëshkueshëm, gjë që dukej e pamundur deri disa kohë më parë


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, në Shqipëri ka rënë miti i pandëshkueshmërisë.

Në Asamblenë e Zgjeruar të Partisë Socialiste në Durrës, Rama u shpreh se “tani kemi hyrë në një fazë tjetër dhe të gjithë ju e shikoni që lufta për reformën në Drejtësi ka qenë lufta e drejtë, lufta e duhur, lufta që do të na çojë aty ku duhet”.

Por, shtoi Rama, “sigurisht që nuk ndodh gjëja sa hap e mbyll sytë, se nuk mjafton ta votosh reformën në drejtësi që të nesërmen të kesh drejtësi. Duhet të kalojnë disa kohë dhe kanë kaluar disa vite dhe tani pas këtyre viteve kanë filluar të shikohen shenjat domethënëse”.

Rama theksoi se, “në Shqipëri ka rënë miti i pandëshkueshmërisë. Nuk ka më person të paprekshëm dhe të pandëshkueshëm, gjë që dukej e pamundur deri disa kohë më parë”.

“Më kujtohet atëherë kur bënim anketimet për reformën në drejtësi që të gjithë e mbështesnin, pyetjes a mendon që do ta jetosh ti ditën kur do shohësh një ministër në burg, njerëzit thoshin, kurrë. Ja pra që kjo ditë ka ardhur, dhe nuk ka ardhur për të ikur. Kjo ditë ka ardhur për të qenë pjesë e jetës shoqërore të këtij vendi dhe ku kush del nga rruga e Zotit dhe e ligjit, mund t’i ndodhi, dhe kujt i ndodh duhet të përballet me ligjin. Se natyrisht ndodh që edhe kudo, që jo çdokush të bjerë në rrjetën e ligjit, por ama nëse ky i rënies në rrjetën e ligit ka qenë përjashtimi, sot është e qartë që është rregulli”.

“Kush merr besimin e njerëzve apo merr mbështetjen e njerëzve, apo merr një detyrë që është aty për njerëzit, për shtetin, në interes të publikut dhe pastaj me forcën që jep ajo detyrë kërkon të fitojë në mënyrë të paligjshme, do të përballet me ligjin, cilido qoftë”, tha Rama.

“Kur ne thoshim, që nuk duam një reformë të majtë, një reformë të djathtë, një reformë që të sjellë një drejtësi që të godasë majtas dhe djathtas, të mos pyesë fare se kush është kush, sigurisht që shumëkush mendonte që është propagandë. Por faktet thonë që nuk është propagandë, është fakt. Dhe këtë kemi dashur të bëjmë, dhe këtë kemi bërë, dhe këtë do mundohemi të mbështesim pa kushte deri në fund”, u shpreh Rama.

“Nuk është e lehtë, nuk është një ndjesi e kënaqshme kur sheh njerëz me të cilët ke ndarë një pjesë të rrugës tënde që papritur shfaqin një tjetër fytyrë, për shkak se dalin të përzierë në punëra që nuk janë punërat e përbashkëta. Por, nga ana tjetër është gjëja e duhur. Dhe kjo është gjëja që kemi kërkuar, kjo është gjëja që po ndodh. Dhe duhet të bëjmë çmos që kjo gjë të bëhet e pakthyeshme dhe kjo do të bëhet e pakthyeshme”, tha Rama.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Shqipëria dhe OKB nënshkruajnë Kornizën e Bashkëpunimit 2027–2031 për zhvillim të qëndrueshëm

Korniza u nënshkrua nga Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, në emër të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, dhe Koordinatorja e…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria dhe OKB nënshkruajnë Kornizën e Bashkëpunimit 2027–2031 për zhvillim të qëndrueshëm

Korniza u nënshkrua nga Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, në emër të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, dhe Koordinatorja e…