Balluku me zv.presidenten e Bullgarisë: Diskutuam projektet strategjike

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh dhe ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë priti në një takim zv/presidenten e Bullgarisë, Iliana Iotova.


Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh dhe ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë priti sot në një takim zv/presidenten e Bullgarisë, Iliana Iotova.

Balluku bëri të ditur se në takimin e përbashkët u diskutua mbi bashkëpunimin dypalësh dhe projektet strategjike.

Zv/kryeministrja veçoi të një rëndësie të veçantë ekonomike dhe politike diskutimin për Korridorin VIII.

“Shkëmbyem mendime mbi marrëdhëniet strategjike dhe të qëndrueshme mes dy vendeve tona. Diskutuam gjithashtu mbi projekte strategjike, kryesisht në infrastrukturë, me interes dypalësh dhe rajonal, veçanërisht ai i Korridorit VIII, si një aks ndërlidhës i një rëndësie të veçantë ekonomike dhe politike”, tha Balluku.

Korridori VIII është një nga dhjetë “korridoret transevropiane” të cilat janë konceptuar për të lehtësuar shkëmbimin e mallrave, njerëzve, naftës dhe furnizimeve me energji midis vendeve të BE-së, shteteve të Ballkanit që kanë dalje në Detin e Zi dhe Detin Kaspik dhe shteteve të Azisë Qendrore.

Sipas projektit, Korridori VIII nis nga portet italiane të Barit dhe Brindizit, bën një ndalesë në portin e Durrësit dhe më pas vazhdon drejt Tiranës, Shkupit dhe Sofjes, duke mbërritur deri në portet e Burgasit në Varna në Detin e Zi. Projektet për këtë vepër parashikojnë si ristrukturimin e infrastrukturës ekzistuese ashtu edhe ndërtime të reja, që do të financohen si nga sektori publik ashtu edhe ai privat.

Lexo më shumë nga

Rama: Këshill Kombëtar për Fëmijët me Aftësi Ndryshe, bonus financiar për mësuesit

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me një grup prindërish për krijimin e Këshillit Kombëtar për Fëmijët me Aftësi…

Global 360

Ana Brnabiç presidentja e përkohshme e vendit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Një ambasador i ri amerikan për një partneritet në ndryshim?

Eric Wendt dorëzon kredencialet në Tiranë, ndërsa Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara hyjnë në një fazë të re të partneritetit…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Këshill Kombëtar për Fëmijët me Aftësi Ndryshe, bonus financiar për mësuesit

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me një grup prindërish për krijimin e Këshillit Kombëtar për Fëmijët me Aftësi…