Le të jemi sadopak humanë në fjalë, në zemër, në shpirt

Dita Ndërkombëtare e Bamirësisë është përzgjedhur në kujtim të bamirëses dhe shenjtores Nenë Tereza.


Nga Mimoza Prifti

Sot, eshte Dita Nderkombetare e Bamiresise, dita e solidaritetit ndernjerezor per cfarosjen e varferise ne te gjitha format dhe dimensionet e saj. Dita e sensibilizimit dhe mobilizimit te shoqerise per te kontribuar ne kapercimin e varferise dhe ankthit, per te kontribuar ne nje bote me te mire e me te paqte.

Kjo dite eshte perzgjedhur ne kujtim te bamireses, murgeshes dhe shenjtores Nene Tereza.

“Disa njerez jane te lindur per bamiresi, disa te tjere nga bamiresia ndikohen e kontribojne sadopak, te tjere me kohe do ta kuptojne qe bamiresia eshte domosdoshmeri per nje bote te shendetshme”.

Jane keto fjalet e Janice, ish-koleges sime, bamirese e lindur. Sot Janice e ka marre pushim, ashtu si gjithe ditet e lejes se saj, per te kontribuar vullnetarisht me gatimet qe do te serviren per te varferit ne qender te Torontos.

Me Janice, jam njohur 12 vite para, ne castet e zhvendosjes se saj nga qyteza e vogel ne Toronto, nga zyra periferike ne ate qendrore. Nje zonje e qete, e shoqerueshme, e besueshme, e mencur, dhe teper humane. Ishte ne momentet me te veshtira te jetes se saj, ne proces ndarjeje me te shoqin, e megjithate nuk e degjova te ankohej njehere.

Ishte dashuruar pa ditur qe i shoqi i ardhshem ishte babai i tre femijeve te vegjel, nena e te cileve kishte humbur jeten ne nje aksident. Nuk e trembi ky fakt, nuk zgjodhi jeten e qete apo argetuese te nje 20-vjecareje, zgjodhi dashurine dhe perkushtimin ndaj te vegjelve, zgjodhi familjen dhe vendosi te rritej bashke me te.

Janice punoi shume per te fituar zemren e vogelusheve, te mos ndjenin mungesen e nenes dhe te ishin me krahe si gjithe femijet e tjere. Nuk zgjodhi mentalitetin kanadez per te menduar vetem per vete, perkundrazi kontriboi per femijet qe ne te ardhmen te kishin kursimet e duhura per tu shkolluar. Jeta nuk i fali femijet e barkut, por i fali tre djem te mrekullueshem nga bashkeshorti, femije qe ajo dhe sot i quan te vetet.

Pas 18 vitesh kontributi, ndjeu qe bashkeshorti kishte zgjedhur tjeter drejtim, ndarja ishte e pashmangshme.

U largua paqesisht, pa kerkuar asnje qindarke nga kontributi, as nga shtepia, as nga femijet. Perqafoi me lot ne sy djemte, me premtimin qe do te ishte prane tyre cdo cast, ne hall e ne mall, ne ditelindje e martesa.

Filloi jeten nga e para, me mundesite e cunguara te cekut te permuajshem, me koston e larte te jeteses por me shprese dhe paqe shpirtit.

Mbasditet i kalon prane qendres se bamiresise, duke gatuar e servirur darken per jetimet, per te pastrehet, per te varfrit.

Eshte tejet e lumtur, buzeqeshja nuk i ndahet syve. Te jep ndjesine e nje shpirti qe ka udhetuar shekujsh, qe perjetesisht i eshte falur Zotit, njerezve.

Mengjesit te sotem, pa zbardhur dita, mblodhi neper miq kutite me ushqime te dhuruara, e me to gatoi nje dreke te mrekullueshme, servirur me buzeqeshjen dhe miresine e perhershme te saj.

*****

Uroj qe kjo toke te kete sa me shume Nene Tereza, sa me shume Janice, sa me shume bamires, ndjeshmeri njerezore.

Dhuroni sadopak miqte e mi, sot e perhera, me cfare te mundeni. Mos harroni qe gjithmone gjendet dikush ne nevoje: per ushqim, per tesha, per ilace, per nje krah mbeshtetes, per nje fjale te ngrohte, per nje buzeqeshje.

Le te jemi sadopak humane ne fjale, ne zemer, ne shpirt.

Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike, Rama: U dhemb vetëm atyre që e duan medoemos në fund

Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj kritikëve që vunë në dyshim renditjen e Shqipërisë në vendin e parë të National…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike, Rama: U dhemb vetëm atyre që e duan medoemos në fund

Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj kritikëve që vunë në dyshim renditjen e Shqipërisë në vendin e parë të National…