Çfarë dobi ka ligji nëse nuk zbatohet?!

Nëse ju heshtni kur dikujt i shkelet e drejta duke mos e mbrojtur atë, keni humbur njerëzoren tuaj, në fakt njerëzorja është e panegociueshme të eliminohet!


Çfarë dobi ka ligji nëse nuk zbatohet?!

E pyeti profesori i lëndës “E Drejta Ligjore” njërin nga studentët si e ke emrin?
Pasi i tregon studenti emrin e tij, profesori i thotë: Dil jashtë, pa asnjë arsye!
Studenti bëri përpjekje për t’a mbrojtur veten por e kot, doli jashtë duke e ndjerë padrejtësinë që u bë ndaj tij ndërsa studentët e tjerë të gjithë heshtën.

Pofesori filloi prapë ligjërimin, tash me një pyetje drejtuar studentëve, pse vendosen rregullat e ligjeve…?
Njëri nga të pranishmit tha:
Për të kontrolluar veprimet e njerëzve!
Nje tjeter tha: Për t’u zbatuar…
Nje tjeter tha: Për të mos i bërë padrejtësi, i forti të ligut!

Profesori tha: Mirë, por vetëm kaq s’është e mjaftueshme!
Njëri nga të pranishmt tha: Deri sa të realizohet drejtësia.
Profesori tha: Po, kjo është përgjigjja, tash çfarë është dobia e drejtësisë?
Njëri tha: Të ruhen të drejtat e njerëzve dhe mos t’i bëhet asnjërit padrejtësi.
Profesori u thote: Tash përgjigjuni pa u frikësuar, a i bëra padrejtësi shokut tuaj kur e nxorra nga salla?
Të gjithë një zëri thanë: PO!
Profesori i hidhëruar tha: Pse atëherë heshtët dhe nuk vepruat diçka?! Çfarë dobie ka vendosja e ligjeve nëse nuk kemi guximin t’i zbatojmë ato…?!
Nëse ju heshtni kur dikujt i shkelet e drejta duke mos e mbrojtur atë, keni humbur njerëzoren tuaj, në fakt njerëzorja është e panegociueshme të eliminohet!
Pastaj profesori ftoi studentin që e nxorri jashtë dhe i kërkoi falje para të gjithëve dhe tha:
“Ky është mësimi për sot, e juaja mbetet ta realizoni në shoqërinë ku jetoni sa të jeni gjallë!”

Martë nga faqja zyrtare e Isidor Koti

Rama: Shqipëria shënjestër e një sulmi të mirëkoordinuar nga një forcë e shpallur terroriste nga SHBA

Kryeministri Edi Rama, zhvilloi sot një takim në ministrinë e Punëve të Brendshme me ministrin Ervin Demo si dhe me…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Shqipëria shënjestër e një sulmi të mirëkoordinuar nga një forcë e shpallur terroriste nga SHBA

Kryeministri Edi Rama, zhvilloi sot një takim në ministrinë e Punëve të Brendshme me ministrin Ervin Demo si dhe me…