Hasani në Seul: Angazhim për zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike dypalëshe

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani takim me Zëvendës Presidentin e Shoqatës Ndërkombëtare të Tregtisë së Koresë (KITA), Gi-Hyun Kim.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Seul të Korës së Jugut, pati një takim edhe me Zëvendës Presidentin e Shoqatës Ndërkombëtare të Tregtisë së Koresë (KITA), Gi-Hyun Kim.

Në këtë takim, Hasani prezantoi lehtësitë dhe mundësitë që ofron Shqipëria për investitorët e huaj dhe theksoi angazhimin e Shqipërisë për zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike dypalëshe për biznesin, duke shfrytëzuar vendndodhjen strategjike të Shqipërisë dhe perspektivën e BE-së për akses më të mirë në tregjet e Ballkanit Perëndimor.

Në takim gjithashtu u diskutua për bashkëpunimin në sektorë prioritarë si teknologjitë e informacionit dhe komunikimit, energjia, turizmi, arsimi, inovacioni, bujqësia, tregtia dhe shkëmbimet kulturore, duke vlerësuar arritjet dhe zhvillimin e Koresë në teknologjinë e lartë.

Lexo më shumë nga

Sala: Spitalet rajonale drejt shërbimeve terciare dhe autonomisë së plotë

Spitali Rajonal i Lezhës është gati për të ofruar shërbime të plota dhe moderne për banorët e qarkut, pas përfundimit…

Global 360

Osmani e mandaton Kurtin për formimin e Qeverisë së re

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka mandatuar të shtunën liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të tentuar ta…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Diella dhe hija e së shkuarës!

Është fakt se AI po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e jetës së përditshme kohët e fundit

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Sala: Spitalet rajonale drejt shërbimeve terciare dhe autonomisë së plotë

Spitali Rajonal i Lezhës është gati për të ofruar shërbime të plota dhe moderne për banorët e qarkut, pas përfundimit…