Balluku: Strategjia e specializimit inteligjent, instrument i projekteve të ardhshme

Zv/kryeministrja Balluku theksoi se S3 është prioritet i qeverisë dhe një instrument për drejtimin e projekteve të ardhshme.


Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi sot se miratimi i strategjisë së specializimit inteligjent në Shqipëri (S3) na sjell një hap më afër integrimit, njëkohësisht kontribuon në zhvillimin ekonomik të vendit.

Balluku mori pjesë në takimin “Strategjia e specializimit inteligjent në Shqipëri (S3)”, me fokus tek sektori energjisë.

“S3 është i rëndësishëm. Nëse ka diçka që na ka munguar gjithmonë është planifikimi. Kemi shkruar strategji, sepse ka qenë një kërkesë e ndërkombëtarëve. Nëse nuk i shkruan bazuar në nevoja, ndodhin faktorët që na kanë shoqëruar në tranzicionin tonë 32-vjeçar, ndryshimet e herëpashershme të strategjive, që kushtojnë para dhe kohë. Kemi humbur shumë, 50 vite në një regjim totalitar dhe 30 vite në një tranzicion që nuk po mbaron kurrë“, tha Balluku.

Zv/kryeministrja Balluku theksoi se S3 është prioritet i qeverisë dhe një instrument për drejtimin e projekteve të ardhshme.

“Në rast se ti ke një strategji të mirëshkruar, një projekt i cili është parashikuar në çdo detaj, merr më pak kohë për t’u realizuar dhe ka një eficiencë më të lartë financiare”, tha ministrja.

Këtu ajo solli rastin e dy tuneleve që po ndërtohen në vend, ai i Llogorasë 5.9 km, i cili filloi me një studim të plotë dhe projektim të detajuar, ndërsa ai i Murrizit, i bërë në 2018, ndryshoi disa herë, pra ishte një vepër instrastrukturore pa asnjë bazë studimore.

“Tuneli i Llogorasë të cilin e hapëm për vetëm 14 muaj dhe e dorëzojmë në qershor 2024. Ndërkohë tuneli i Murrizit, për shkak të gjeologjisë, të ngre dyshimet nëse duhet të kishte tunel në atë zonë. Kjo është diferenca mes dy projekteve, atij të studiuar dhe atij të pastudiuar”, shtoi zv/kryeministrja.

Balluku deklaroi se implementimi i strategjisë do të jetë sfidues.

Ajo po ashtu, theksoi se lehtësimi i procedurave, kuadri ligjor dhe transparenca janë tre elementët kyç që kanë bërë që Shqipërisë t’i ofrohen investitorë të huaj, të rëndësishëm sidomos në fushën e energjisë.

Zv/kryeministrja po ashtu, duke folur për energjinë vlerësoi se ngritja e Bursës së Energjisë shënon një gur kilometrik për zhvillimin e këtij sektori.

“Shqipëria është një nga vendet e para në rajon që ofron këtë mundësi duke ju përgjigjur kështu dëshirës ekstreme që sektori privat ka për investimet në këtë sektor”, tha Balluku.

Ajo vuri në dukje se Bursa ka nevojë për likuiditete.

Strategjia e Specializimit Inteligjent (S3- Smart Specialisation Strategy) u konceptua në kuadër të politikës së reformuar të kohezionit të Komisionit Evropian (EU Cohesion Policy) në lidhje me aspektet e zhvillimit të rajoneve të vendeve anëtare të BE. S3 është një qasje e bazuar tek territori (place-based approach) që karakterizohet nga identifikimi i fushave prioritare strategjike me avantazh të lartë konkurrues të një rajoni apo një vendi, ku duhet të ketë ndërhyrje nga ana e qeverisë qendrore e lokale. Strategjia mbështetet qoftë në analizën e pikave të forta dhe potencialin e ekonomisë rajonale apo në raste të vendeve të vogla edhe të asaj kombëtare (si në rastin e Shqipërisë) por nga ana tjetër mbështetet edhe në një proces gjithëpërfshirës, të quajtur Entepreneurial Discovery Process (EDP), ku përfshihen të gjitha palët e interesuara nga helika e katërfishtë (Quadruple Helix) që përfshin: 1) Qeverinë (qendrore dhe lokale), 2) Biznesin, 3) Akademinë, 4) Shoqërinë Civile.

S3 ofron një analizë të situatës me një qasje të gjerë me fokus inovacionin, duke përfshirë, por pa u kufizuar, tek prirjet që lidhen me teknologjinë.

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Njerëzit me informacion të gabuar janë të rrezikshëm, njerëzit e indoktrinuar me propagandë janë shejtanë budallenj.

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Liria e fjalës e rrezikuar nga media…

Rënia e besueshmërisë së medias ka ardhur edhe si pasojë e minimit të profesionit nga brenda.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

“Liri përmes Artit 2”, një pafundësi përjetimesh dhe ëndrrash

Një ekspozitë të veçantë e cila po kthehet në një traditë për Caritas Shqiptar “Liri përmes Artit 2”