Trump akuzohet për keqpërdorimin e të dhënave sekrete

Vendimi i paprecedentë vjen pas një hetimi më shumë se një vjeçar ndaj Trump

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump është paditur për keqpërdorimin e të dhënave sekrete duke e bërë atë presidentin e parë të akuzuar për një krim federal.

“Administrata e korruptuar e Biden ka informuar avokatët e mi se jam akuzuar, me sa duket për mashtrim”, tha ai në platformën e tij “Truth Social”.

“Kurrë nuk e kam menduar se mund t’i ndodhë një gjë e tillë një ish-presidenti të Shteteve të Bashkuara të Amerikës… UNË JAM I PAFAJSHËM!”, tha ai.

Media të shumta konfirmuan lajmin dje në mbrëmje.

Trump tha se ai është thirrur të paraqitet në Gjykatën Federale në Miami të martën pasdite.

Vendimi i paprecedentë vjen pas një hetimi më shumë se një vjeçar ndaj Trump, i dyshuar se mbante me vetëdije të dhëna të klasifikuara dhe sekrete të qeverisë kur la detyrën në vitin 2021.

Gjithashtu pretendohet se Trump ka shpërfillur thirrjen për të kthyer të gjitha dokumentet e klasifikuara në posedim të tij, dhe se ai dhe stafi i tij kanë penguar përpjekjet e FBI-së për të siguruar të gjitha dokumentet.

Të dhënat presidenciale dhe ato të tjera qeveritare në posedim të Shtëpisë së Bardhë, si dokumentet e klasifikuara, duhet t’i kthehen Administratës Kombëtare të Arkivave dhe të Rekordeve deri në ditën që një president largohet nga detyra.

Stafi i arkivave vuri re se disa materiale nuk ishin mes dokumenteve që u morën nga Trump në 2021, gjë që nxiti një negociatë disa mujore me ish-presidentin dhe stafin e tij, e cila rezultoi në kthimin e mbi 15 kutive me materiale në janar të vitit të kaluar, ku përfshiheshin afro 200 dokumente të klasifikuara.

Arkivat njoftuan Departamentin e Drejtësisë për materialet e klasifikuara dhe zyrtarët i bënë thirrje Trump të kthente çdo material tjetër të klasifikuar në zotërim të tij.

Ekipi ligjor i Trump paraqiti dhjetëra dokumente shtesë dhe një letër ku thuhej se pas një kërkimi të hollësishëm nuk ishte gjetur asgjë më shumë.

FBI-ja kishte informacione që tregonin se shumë të dhëna të klasifikuara mund të ishin në posedim të ish-presidentit, duke siguruar një urdhër për të kontrolluar pronën e Trump në Mar-a-Lago, në Palm Beach, Florida në fillim të gushtit.

Agjencia federale gjeti mbi 100 dokumente shtesë të etiketuara si të klasifikuara dhe sekrete.

Këshilltari special, Jack Smith u emërua në nëntor nga prokurori i përgjithshëm i SHBA-së, Merrick Garland për të mbikëqyrur hetimin e dokumenteve të klasifikuara dhe një tjetër hetim që shqyrton veprimet e Trump për të qëndruar në detyrë pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Sipas raporteve të medieve, në një regjistrim audio nga një takim i verës 2021, Trump pranoi se kishte ruajtur një dokument të klasifikuar të Pentagonit pas largimit nga detyra. /ATSH

Lexo më shumë nga

Balla takim me zv.presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen për integrimin në BE

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi takim me zëvendëspresidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë, Markus…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Balla takim me zv.presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen për integrimin në BE

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi takim me zëvendëspresidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë, Markus…