Rama, “Qytetar nderi” i Vaccarizzo Albanese në Kalabri

Kryeministri Rama u prit në një ceremoni të posaçme mireseardhje nga kryetari i Bashkisë Antonio Pomillo


Kryeministri Edi Rama, i cili po vijon ditën e dytë të vizitës së tij në Kalabri, u nderua sot me titullin “Qytetar nderi” i Vaçarizzo Albanese, në vendin ku kultura arbëreshe është një gur i çmuar i historisë dhe traditës.

Kryeministri Rama u prit në një ceremoni të posaçme mireseardhje nga kryetari i Bashkisë Antonio Pomillo, i cili i dorëzoi titullin.

Pomillo u shpreh ndër të tjera se dhënia e titullit “Qytetar nderi” për Kryeministrin Rama “përfaqëson një akt mirënjohjeje dhe vlerësimi për angazhimin, udhëheqjen dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin e Shqipërisë. Është një gjest solemn që tregon lidhjen e thellë me komunitetin arbëresh”.

Nga ana e tij, kryeministri Rama falënderoi për mikpritjen, si dhe dhënien e titullit “Qytetar nderi”.

“I falënderoj të gjithë për këtë pritje shumë të ngrohtë, e cila sinqerisht na bën të ndihemi si në shtëpinë tonë”, u shpreh kryeministri, teksa drejtoi një përshëndetje për të gjithë komunitetin arbëresh, si dhe për të gjithë ata shqiptarë që u vendosën në këtë rajon, në dekadat e fundit, pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri, duke u integruar më së miri, falë punës së tyre dhe mbështetjes së dhënë nga autoritetet lokale.

Më pas, Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama vizituan Muzeun e Kostumeve Arbëreshe, i cili përmban veshje të komuniteteve të ndryshme arbëreshe, por ku janë të ekspozuara gjithashtu edhe veshje shqiptare tradicionale të tilla si, xhubleta, veshje të Zadrimës, Vlorës, etj.

Kryeministri shoqërohej në këtë vizitë nga bashkëshortja Linda Rama si dhe të zgjedhur të pushtetit vendor si kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha etj. /ATSH

?Kalabri – Faleminderit për nderimin, qytetar nderi i Vaccarizzo Albanese, aty ku kultura arbëreshe është një gur i çmuar i historisë dhe traditës ❤️??

?Kalabri – Faleminderit për nderimin, qytetar nderi i Vaccarizzo Albanese, aty ku kultura arbëreshe është një gur i çmuar i historisë dhe traditës ❤️??

Posted by Edi Rama on Sunday, June 4, 2023

Rama mbërrin në Pallatin Apostolik të Vatikanit, pritet nga Prefekti i Shtëpisë Papnore

Kryeministri Edi Rama u prit sot në Pallatin Apostolik të Vatikanit, nga prefekti i Shtëpisë Papnore dhe zotërinj të Shenjtërisë…

Global 360

Osmani viziton Emiratet e Bashkuara Arabe, do të marrë pjesë në Samitin Botëror të Qeverisjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nisi sot një vizitë pune në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku do të marrë pjesë…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama mbërrin në Pallatin Apostolik të Vatikanit, pritet nga Prefekti i Shtëpisë Papnore

Kryeministri Edi Rama u prit sot në Pallatin Apostolik të Vatikanit, nga prefekti i Shtëpisë Papnore dhe zotërinj të Shenjtërisë…