Tibeti dhe objektivat e përmirësimit të cilësisë së jetës, mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe zhvillimit të gjelbër

Tibeti është tashmë një rajon me një zhvillim të pandërprerë të qëndrueshëm dhe pjesë e rëndësishme e motorit të ekonomisë së Kinës.


Tibeti është një nga rajonet me zhvillimin më interesant në Kinë. Si pjesë e natyrshme e përkatësisë territoriale të Kinës, jeta politike, ekonomike, sociale dhe kulturore në Tibet është orientuar drejt përmirësimit të cilësisë së jetës, mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe zhvillimit të gjelbër, etj.

Në lidhje me përmirësimin e cilësisë së jetës në Tibet duhen vlerësuar të paktën dy fakte shumë të rëndësishme: (1) rritja e jetëgjatësisë së banorë dhe (2) përmirësimi i dukshëmi nivelit arsimor të banorëve të këtij rajoni.

Në viti  1951, pra 73 vite më parë, jetëgjatësia e banorëve të Tibetit ishte rreth 35 vite, ndërsa sot, jetëgjatësia mesatare është rritur deri në 72.19 vjet.

Në vitin 1951 shumica dërrmuese e popullsisë, mbi 95%, ishte tërësisht analfabetë, por kjo as që mund të krahasohet me vitin 2021, kur arsimi 15 vjeçar realizohet dhe mbështetet me anë të financimin publik. Në vitin 2021, shkalla e fëmijëve që ndiqnin shkollën fillore arriti në 99,96%. Numri mesatar i viteve të arsimit ndër banorët mbi 15 vjeç është rritur në 6.75 vjet.


CFP

Të dy këto arritje në Tibet vijnë krejt natyrshëm pasi në Kinë përmirësimi i nivelit arsimor mbarëkombëtar pa asnjë dallim midis qytetarëve shikohet si një aspekt shumë i rëndësishme zhvillimor shumëplanësh.

Një zhvillim të plotë dhe tërësor ka patur në Tibet edhe çështja e të drejtave të njeriut, të cilat lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me të drejtën e përfaqësimit. Në ditët tona, banorët e Tibetit përfaqësohen në Asamblenë Popullore të Kinës me më shumë se 35.000 deputetë dhe me më shumë se 8.000 anëtarë në Konferencën Konsultative Politike (një institucion konsulativ në Kinë). Përfaqësimi i qytetarëve të Tibetit në këto dy institucione shumë të rëndësishme është në fakt një shenjë e padiskutueshme e demokracisë dhe e vjeljes së mendimit prej qytetarëve, për të përmirësuar edhe më tej cilësinë e qeverisjes dhe cilësinë e marrjes së vendimeve në të mirë të përmirësimit të cilësisë së jetës në vend, si një nga mënyrat më të mira për të mbrojtur në mënyrën më të mirë të mundëshme dhe të plotë interesave e popullit të Kinës në përgjithësi dhe të banorëve të Tibetit në veçanti.

CFP

Zhvillimi gjelbër ka qenë një nga objektivat e rëndësishme dhe kryesore të Qeverisë së Kinës, në mbarë vendin në tërësi dhe në Tibet në veçanti. Konkretisht, në këtë pjesë të vendit, investimet publike në shërbim të qytetarëve ka qenë në përputhje me politikën madhore të mbrojtjes së mjedisit dhe në mbështetje të plotë të vetë Presidentit të vendit Xi Jinping. Si rezultat, Tibeti tashmë është kthyer në një rajon demonstrues në shkallë kombëtare në lidhje me mbrojtjen e mjedisit, pasi qeveria qendrore dhe ajo vendore kanë marrë masa që ekosistemi i brishtë i Tibetit të mbrohet, zhvillohet e pasurohet në vazhdimësi, pavarësisht zhvillimeve bashkëkohore rurale, urbane, industriale dhe kozmopolitane.

Në Tibet janë zbatuar një sërë projektesh të mëdha për mbrojtjen dhe rehabilitimin ekologjik dhe mjedisor. Për shembull, shkalla e pyllëzimit në këtë rajon është rritur në 12.31%, niveli i gjelbërimit në kullota është 47.14%, niveli mesatar i ditëve me ajër cilësor në vit ka arritur në 99.8%, dhe shkalla e ujërave sipërfaqësore me cilësisë së lartë ka arritur në 100%. Tibet është një nga rajonet me mjedisin më të mirë ekologjik në botë.

CFP

Të tre objektivat, përmirësimi iu cilësisë së jetës, përmirësimi i nivelit të edukimit të popullsisë dhe zhvillimi i gjelbër janë bërë të mundur që të realizohen duke ndjekur me kujdes dhe qartësi disa drejtime të tilla si (1) lufta ndaj varfërisë, (2) investimet në infrastrukturë, (3) zhvillimi i qëndrueshëm, etj.

img class=”size-full wp-image-35231″ src=”https://www.tiranadiplomat.com/wp-content/uploads/2023/05/tibeti-04-enriko-ceko.jpg” alt=”” width=”1024″ height=”662″ />
CPF

Lufta ndaj varfërisë ka qenë një përpjekje madhore e suksesshme për Tibetin dhe kjo edhe me ndihmën dhe mbështetjen e pjesës tjetër të popullsisë së Kinës. Kjo ka bërë që çdo vit të dilnin nga varfëria rreth 110.000 persona dhe shpejtësia mesatare vjetore e daljes nga varfëria të ishte më shumë se 3.1 pikë për qind më e lartë se niveli mesatar në zonat e tjera rurale të Kinës. Në vitin 2019, të gjithë 628,000 banorët e varfër u dhanë lamtumirë skamjeve, duke deklaruar fitoren kundër varfërisë në gjithë rajonin, në një periudhë rreth një viti përpara fitores së kësaj lufte në mbarë Kinën.

Në lidhje me investimet në infrastrukturën tërësore dhe funksionale me synim mbështetjen për zhvillimin e qëndrueshëm, tashmë, edhe tempujt në malet më të thella të rajonit janë lidhur me rrugë dhe në to uji rrjedh në rubineta, energjia elektrike dhe sinjalet e sistemit të telekomunikacionit janë prezente në të tërë territorin. Të gjithë banorët e Tibetit, përfshirë edhe të tërë murgjit dhe murgeshat tibetianë janë përfshirë në sistemin e sigurimeve shëndetësore dhe të pleqërisë.

Në lidhje me zhvillimin e qëndrueshëm, në dhjetë vitet e fundit, PPB e rajonit të Tibetit, është rritur me rreth 9.5 – 10% çdo vit, një shifër kjo rreth 2.8 – 3% më e lartë se mesatarja e vendit.

Në dhjetë vitet e fundit të ardhurat e disponueshme për frymë të banorëve në rajon u rritën nga rreth 8,600 – 9.000 juanë në rreth 25.000 juanë, pra rreth tre herë shumë.

Me një rritje të madhe të prodhimit të brendshëm Tibeti renditet ndër tre rajonet me rritjen më të mirë ekonomike në dhjetë vitet e fundit në Kinë, parë kjo edhe në kuadër të luftës për eliminimin e varfërisë në mbarë vendin.


CPF

Ekonomia e Tibetit, e cila prej dhjetëra shekujsh ka qenë e identifikuar vetëm me bujqësinë dhe blegtorinë, tashmë është në diversifikim të shpejtë dhe të thellë, kjo si pasojë e reformave të duhura ekonomike dhe sociale të ndërmarra nga ana e qeverisë së Kinës dhe të mbështetura në mënyrë të pakushtëzuar nga popullsia e këtij rajoni.

Tashmë, Tibeti nuk njihet vetëm për kultivimin e drithërave dhe mbarështimin e bagëtive, por edhe për turizmin, pasi në këtë rajon në të paktën pesë vitet e fundit janë organizuar më shumë se 170 milionë vizita turistike. Edhe artizanati ka gjetur një mbështetje të madhe, pasi punimet artizanale të banorëve të këtij rajoni janë ndër më të kërkuarat nga ana e turistëve.

Rajonin e Tibetit e lidhin me pjesën tjetër të vendit dhe botës më shumë se 140 linja ajrore, rrugë tokësore dhe linja hekurudhore. Këto dy investime kanë sjellë një zhvillim të madh të transportit të mallrave dhe njerëzve.

Industria e kërkimit, zbulimit, nxjerrjes dhe përpunimit të mineraleve dhe e prodhimit të metaleve shikohet si një mundësi për të eliminuar varësinë e ekonomisë së vendit nga importet e këtyre burimeve të vlefshme, dhe kujdesi për këtë sektor është që të zhvillohet në përputhje me mbrojtjen e mjedisit, pa dëmtuar ekosistemin dhe jetën urbane e rurale.

Në aspektin e trashëgimisë kulturore, gjuha tibetiane përdoret gjerësisht, veprat e çmuara klasike tibetiane janë grumbulluar dhe ruajtur me kujdes dhe kjo është bërë e mundur me anë të më shumë se 800 projekteve të financuara nga qeveria e Kinës.


CPF

Tibeti është tashmë një rajon me një zhvillim të pandërprerë të qëndrueshëm dhe pjesë e rëndësishme e motorit të ekonomisë së Kinës.

Burimi:  CRI.CN

Lexo më shumë nga

“Daily Express”: Shqipëria në rrugën e duhur për t’u bërë anëtare e BE-së

Mieka Smiles në të përditshmen britanike “Express”

Global 360

Osmani falënderon Erdoganin për mbështetjen ndaj Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani gjatë pjesëmarrjes në Forumin Diplomatik të Antalisë u takua edhe homologun e saj turk Recep Tayyip Erdogan

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Fqinjësia, reciprocitet dhe përgjegjësi!

Fqinjësia është dëgjimi, mirëkuptimi, pranimi, ndihma, siguria, prania, lidhja dhe mbështetja.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

“Daily Express”: Shqipëria në rrugën e duhur për t’u bërë anëtare e BE-së

Mieka Smiles në të përditshmen britanike “Express”