Meta: E padiskutueshme fitorja në Tiranë, Durrës dhe Elbasan

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta: Opozita tani është në garë të vërtetë


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh mbrëmjen e sotme në një intervistë televizive se është e padiskutueshme fitorja në Tiranë, Durrës, Elbasan, duke iu referuar zgjedhjeve të 14 majit.

Ai shprehu bindje për fitore të koalicionit “Bashkë Fitojmë” edhe në bashkitë e Pogradecit dhe Korcës, ndërsa tha se në Sarandë, kandidati i Ramës do të dalë i treti.

Meta foli edhe për gjendjen e opozitës dhe humbjet e mëparshme në zgjedhje.

“Opozita nuk ka humbur në 2021 por ishte e shitur. Opozita ka qenë e tradhtuar ndërkohë që tani është një garë e vërtetë”, u shpreh Meta.

“Cdo socialist e di shumë mirë që kjo histori e vitit 2000, në vitin 2000 u bë kryetar i bashkisë së Tiranës. Në vitin 2007 u bë prapë. Në vitin 2013, në 2017 kur u bëra president. e kishte ministrinë e Brendshme, me Saimir Tahirin dhe kompani, pse nuk e hapi. Floriri e dinë të gjithë është në Surrel. Floriri është tek 400 milionë eurot e inceneratorëve. Unë denoncimet e mia i bëj me emër me mbiemër dhe me numra llogarie”, tha Meta duke iu referuar akuzave të Kryeministrit Rama.

“Ka mbaruar kjo histori. Ai asnjëhere nuk ka fituar zgjedhje. Ose i ka vjedhur ose i ka blerë. Kjo histori ka mbaruar nuk ka diskutim. Në radhë të parë socialistët që e kanë kuptuar që janë uzurpuar nga një bandë. Nuk kemi cfarë t’i bëjmë. E gjithë përpjekja e tij ishte që opozita nuk ishte në zgjedhje. Ai ka një problem të madh me Liken sepse 6 marsi ia prishi skemën”, tha Meta. /ATSH

Rama i dorëzon pasaportën shqiptare ish-kryebashkiakut të Nju-Jorkut, Eric Adams

Kryeministri Edi Rama i dorëzoi sot në Tiranë ish-kryetarit të bashkisë së Nju-Jorkut, Eric Adams, kartën e identitetit dhe pasaportën…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Pirdeni: Prioritet angazhimi i diasporës për përshpejtimin e integrimit në BE

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni deklaroi sot se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama i dorëzon pasaportën shqiptare ish-kryebashkiakut të Nju-Jorkut, Eric Adams

Kryeministri Edi Rama i dorëzoi sot në Tiranë ish-kryetarit të bashkisë së Nju-Jorkut, Eric Adams, kartën e identitetit dhe pasaportën…