E mira Vera Vasia!

Një kafe e lyer me mallin dhe sentimentin e moshës


Nga Bujar Qesja, “Mjeshtër i Madh”

Me Vera Vasinë jemi të një moshe. Luajmë me ditë. Një shoqe e kahershme, duke prekur shkollën e mesme dhe tutje më pas. Dallohej që në këtë hershmëri, për frymëzim letrar të thekur dhe na i kalonte. Por dallohej gjithashtu për qetësi dhe maturi, për thjeshtësi dhe për të mos kuptuar se në letërsi të thekte.

Mbaroi gazetarinë dy vite para meje, sepse secilit prej nesh ashtu i erdhi jeta. Jo çdo gjë të takset për së mbari, por merita qendron, se sa je i aftë ti përballosh sfidat dhe të fitosh. Nuk bëhet fjalë për fitore materiale, por atë më kryesoren, fitoren shpirtërore, për fitoren morale, për atë që ta do xhani. Dhe unë e vendos Vera Llakajn dhe që jeta ia ndryshon mbiemrin si nënë Vera Vasia, në shoqet e emancipuara, të lirshme në komunikim, të vendosura për të arritur atë që meriton dhe asgjë më tepër.
Dikujt jeta i rezevon fat. Dikujt një mbarësi rënë nga qielli. Por Vera e jonë, është ngjitur në lartësitë e kësaj jete, që quhet jeta e secilit, hap pas hapi duke u përpjekur me sa është mundur. Dhe ia ka dalë. U takuam së bashku në Bashkimet Profesionale dhe koha na urdhëroi të ndiqnim rrugë të ndryshme. Vera si nënë e katër fëmijve, prirej për ti dhënë hapsirë familjes, duke ngushtuar hapsirën e vet. Por atë që donte, nuk e ndau kurrë nga shpirti, pasi kishte lidhur besën të jetonte bashkë me të. Me të duke çarë me shpatën imagjinare të betejave njerëzore, do të ecte dhe do të ecte.

E kam fjalën për letërsinë, që do të ishte si një fëmijë i pestë për Vera Vasinë. Dhe Vera e gjimnazit dhe e shkollës së lartë të gazetarisë, do të vinte një gur në lartësinë e padukshme të letërsisë. Ajo ishte e para në letërsinë e shkollës, por më bëhet zemra mal që të bie pre e dëshirës dhe jo vetëm, të mendoj se mbetet e para edhe në krijimtarinë për gruan në Durrës. 13 botime letrare nuk janë pak dhe më shërben si pikë mbështetëse, për të mbajtur në këmbë logjikën dhe konstatimin tim.

Unë kështu e dua Verën, që të ishte e para dhe të mbetej e para. Pasi gjykoj edhe këtë tjetrën, se edhe në sfida që i është dashur ti kapërcej, mbetet më e pazakonta. Një e re që e çoi deri në fund kronologjinë arsimore të formimit, nga klasa e parë fillore deri në vitin e katërt të fakultetit të Shkencave Politiko Juridike (dega e gazetarisë), plot 15 vite. Më tej u angazhua me punë jo të lehta dhe pas kësaj çfaqet si një grua dhe si një nënë që do të merrej me rritjen, edukimin dhe pozicionimin në jetë të katër fëmijve.

Irida, vajza e madhe e Vera Vasisë, është kolege me ne. Studimet e larta për gazetari i mbaroi në Rumani. Mbulon sektorin e jashtëm në edicionin informativ të televizionit më të fuqishëm në vënd Top Chanal. Denisi dhe Klodiani që të dy kanë mbaruar nga dy fakultete, njëri prej të cilëve juridik. Dhe Flonia e vogla e nanës, u diplomua në arkitekturë. Këto katër yje, fillojnë të ndriçojnë dhe tani të shkëlqejnë nga dielli i mirësisë dhe kujdesit të gruas së fortë dhe nënës së ndjeshme Vera Vasia.
Shkruajta për romanin filozofik, psikologjik me profil social “Sikur” të kësaj shkrimtareje, që asnjëherë nuk u tha të tjerëve “ se jam më e mira”, që asnjëherë jo vetëm, nuk u mburr aq më pak të ndjehesh, për të kuptuar që autoriteti i saj si krijuese shtrihet në 13 librat, romanet, novelat, tregimet dhe poezitë e botuara dhe pronë e lexuesit.

U takuam në mëngjesin e 6 majit 2023. Së bashku me Kostandinën, ishim bërë gati që krahas kafesë së mëngjesit, të shijonim me Verën miqësinë e hershme që nis nga ndjeshmëria e jonë për realitetin. Dhe qendruam jo pak. Na kishte marrë malli dhe brezi ynë dallon për këtë. Ajo kafe u kthye në sentiment të fuqishëm, ku u prekëm paksa dhe lotët e jetës, njomën filxhanat e ftohtë dhe të bardhë, që na vështronin prej qelqit të tavolinës.

Kujtuam me Verën, kolegët tanë të shkollës. Ajo Ed Mazin, Vladimir Prelën e ndjerë, por edhe Natasha Lakon, gruan e Mevlan Shanajt dhe poeteshën tonë të dëgjuar, të cilën e ka si motër. Unë me timen më përlau rrjeta e sentimentit, duke kujtuar Jamarbër Markon, Tomor Jolldashin, Skënder Haskon, Apostol Dukën, Shpëtim Ginën, Tonin Shtjefnin, Hysni Miloshin, që më kanë copëtuar shpirtin pasi nuk jetojnë.
Dhe dolëm tek familjet tona, tek fëmijët tanë, tek nipërit dhe mbesat tona, tek përditshmëria e jonë. Eh kafeja e mëngjesit, e kësaj dite të shtunë të 6 majit 2023!

Mori bijë, bijë e Lalës,
Moj e bukur, e trishtuar,
Pse m`kujton motin e shkuar?

M’u kujtuan këto tre vargje, marrë nga “Kënga e Sprasme e Balës” të Gavril Dara i Riu dhe qartësisht i bindur, se mund ta kenë vëndin tani për tani këtu. Halle kemi kaluar. Gëzime jo pak. Dhe kur kalon vështirësi, e mëtutjeshmja duket më e prekshme, më me mbresa. Pas furtunës, qetësia të shijon. Dhe në këtë jetën tone, këto nuk i kemi patur pak.

Kafeja e mëngjesit me Vera Vasinë. Ishim së bashku me Kostandinën, për të pritur dhe qendruar me shoqen tonë. Dhe qendruam, folëm e biseduam. Jeta është një udhëtim i vështirë, pavarësisht nga mjeti që zgjedh. Por krenaria shtohet, e shpirti të zbukurohet me këtë kohë të tanishme. Jemi gjyshe dhe gjysh. Kemi krahas fëmijve edhe nipërit tanë. T’i gëzojmë!

Pasi u ndamë, për t’u ritakuar nuk e di se kur, vështrova mbi tavolinë të qendronte një libër. Titulli:” Mikrofoni i Kuq”. Përmbi të shkruhej -Histori të vogla. Autore e librit Vera Vasia. Pas kopertinës me shkrim dore lexova: Me dashamirësi Kostandinës dhe Bujarit! Shoqja e juaj Vera.

Bujar Qesja
Durrës: 6 maj 2023
Nga e djathta: Kostandina Ngresi, Vera Vasia dhe Bujar Qesja.

Lexo më shumë nga

Mete dhe Sejko takime me drejtues të BB dhe FMN, diskutime mbi thellimin e reformave

Ministri i Financave, Ervin Mete, si dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në nisje të takimeve të pranverës…

Global 360

Osmani shpall të mërkurën ditë zie në Kosovë pas vrasjes së dy grave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur të mërkurën e 17 prillit ditë zie në vend, pas vrasjes së…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Fjala është e para!

Na pëlqejnë fjalët e mençura dhe i marrim me vete! Ndaj fjala mbetet e para dhe e fundit si ajri…

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Mete dhe Sejko takime me drejtues të BB dhe FMN, diskutime mbi thellimin e reformave

Ministri i Financave, Ervin Mete, si dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në nisje të takimeve të pranverës…