Berisha: Ndryshimi në 14 maj do të jetë shpëtimi i Hasit

Kryetari i Komisionit të Rithemelimit në PD, Sali Berisha zhvilloi një takim elektoral në Has


Kryetari i Komisionit të Rithemelimit në PD, Sali Berisha në takimin elektoral të zhvilluar sot në Has, u shpreh se 14 maji hap dyert për përmbysjen e Ramës.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se, Hasi, Tropoja, Dibra, Kukësi nuk mund t’ia falin Ramës miqësinë dhe vasalitetin e tij ndaj Beogradit dhe Vuçiçit.

“Edi Rama është treguar një armik i kombit shqiptar, sepse ai me politikat që ka ndjekur, me rikthin e tiransë së varfërisë gjatë këtyre 8 viteve, me masa shtrënguese, me arrestime për energjinë elektrike dhe ujin, me shkatërrimin e dhjetëra e mijëra bizneseve, me dyfishimin e taksave, Edi Rama ka detyruar mbi 1 milionë shqiptarë të brakstisin Shqipërinë. Ai ka kryer gjenocid të vërtetë ndaj kombit shqiptar. Koha për të ka kohë që ka përfunduar. Ndaj edhe më 14 maj të gjitha hasjanet dhe hasjanët në këtë rreth dhe kudo që ndodhen, iu bëj thirrje të vijnë të votojnë ndryshimin, të votojnë Miftar Dautin”, tha Berisha.

Ai kërkoi që qytetarët të bënin zgjedhjen e duhur më 14 maj, dhe të votonin për kandidatin e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Miftar Dauti. Berisha u shpreh para simpatizantëve të tij, dhe qytetarëve se, ndryshimi në 14 Maj do të jetë shpëtimi i Hasit. Vota për ndryshim, tha Berisha, është votë për shpëtimin e Shqipërisë.

“Ditën e premte, më 12 maj, ora 19:00, në sheshin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë, opozita do ta konkludojë fushatën e saj përmes një mitingu madhështor”, u shpreh Berisha, gjatë takimit me qytetarët e Hasit.

MSHMS me platformë për shërbimet socio-shëndetësore, Koçiu: Mbrojtje dhe fuqizim i familjeve në nevojë

MSHMS synon të fuqizojë sistemin e vizitave në shtëpi në kuadër të kujdesit shëndetësor parësor

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

MSHMS me platformë për shërbimet socio-shëndetësore, Koçiu: Mbrojtje dhe fuqizim i familjeve në nevojë

MSHMS synon të fuqizojë sistemin e vizitave në shtëpi në kuadër të kujdesit shëndetësor parësor