Kompozitori Andi Bajraktari, simfoninë e fundit ja dedikoi Parajsës!

Më 6 mars 2023, i lindi vajza me emrin Melodi, 13 mars festoi 39-vjetorin. Më 16 mars 2023 dha shpirt!


Nga Bujar Qesja, “Mjeshtër i Madh”

Jam pa fjalë. Fryma po më meket, e zemrës së dobësuar po i jap kurajo. Nuk mbajmë më, nuk mbajmë! Me 6 mars 2023, lindi vajza me emrin Melodi. Dhe brenda një dhjetëditëshi, do të ndodhte gjithçka, e mira e përzier me dhimbjen, duke përbërë aliazhin më të çudtshëm, të një absurdi të pashpjegueshëm. Me 13 mars 2023, të urova për 39-vjetorin e lindjes. Me 16 mars 2023 dhe shpirt në prag të derës. Zemra u ndal pas goditjes akute, që jemi mësuar ta quajmë: infarkt akut i miokardit.

Çtë qe kjo rrufe?! Çtë qe kjo gjëmë o Pëllumb, o Hyri, o Hatixhe, o Arba Bajraktari?! Noeli, i lindur me 4 tetor 2019, priste babain e dashur. Gjumi nuk po e zinte, sepse ishte mësuar, që Andi ta puthte në dy faqet para se të shkonte të flinte. Dhe Melodia 10 ditëshe, po qante më shumë se zakonisht. Andit të qarat e së bijës disa ditëshe, i dukeshin si simfonitë e ardhshme, ku ai do t’i lyente me talentin e krijuesit befasues.

Ku ta dinte Melodia, se e qara e asaj nate, do të ishte nga piskamat më të merrshme, që kur t’ia kujtojnë pasi të rritet, mund të ketë arsyje më shumë, për të vazhduar zanatin e babait që e donte më shumë se veten. Melodia do të vazhdojë me siguri, atë melodi të lënë në gjysmë të rrugës nga Andi Bajraktari.

Natë e ftohtë kjo e 16 marsit 2023. Natë, që nuk mund t’a ndaje nga dimri. Pranvera ende nuk guxon të vendosë forcën e saj, ndaj një dimëri që në ikje mund të bëj më shumë dëm se sa në ardhje. Dhe na e bëri. M’u tek pragu i shtëpisë, ku mezi priste të takonte Arbën e shtrenjtë, të puthte dy engjëjt e jetës së tij dhe t’iu bënte përshëndetjen e zakonshme nënës dhe babait, krejt papritur, sikur të ish një dorë tinzare e godet Andin tonë. Për herë të fundit shtrin fort duart, duke i zgjatur aq sa t’i dilnin, për t’i përqafuar të gjithë, të gjithë për të fundit herë.

Dhe dhimbja e nis vajin:

Ç’ti them pianos tënde,
Me tasto ylberësh,
Që pret gishtat prej flladi:
Për ta përkëdhelur me dashuri tingujsh!?
Ç’ti them heshtjes,
Që pret të zgjohet,
Me magjinë e zërit tënd.
Në dhomën ku flije ti,
Me ëndërrat, hidhërimi,
Përgjak këmbët,
Duke shkelur,
Mbi copat e thyera të zemrave tona.
Oh, sa të ngjet dielli biri im!
Dikur, nuk besoja në krijesat e shenjta,
Se ende nuk të njihja ty.

Me Andi Bajraktarin, kemi humbur nga talentet më të spikatura të fushës së kompozimit në larmi gjinish. Kultura muzikore, nis që në moshën 6 vjeçare në instrumentin e fizarmonikës. Bashkimi me muzikën, do të ishte vetë jeta e tij. Thellon njohuritë në shkollën e mesme të muzikës “Jan Kukuzeli”, për t’iu drejtuar Universiteti të Arteve në harkun kohor 2002-2006. Profilizohet në degën e kompozicionit, duke arritur rezultate maksimale. Kjo i detyron drejtuesit e Universitetit të Arteve, ta bëjnë pjesë të stafit të tyre.

Ndërkohë është edhe pjesë e stafit pedagogjik të shkollës së mesme të muzikës “Jan Kukuzeli”, duke dhënë lëndët harmoni dhe analizë e formave muzikore. Ky djalë me aftësi të rralla, për t’u ngjitur në karierë e pasuruar vlerat muzikore të Durrësit të njohur të kulturës dhe arteve, diplomohet në vitin 2013 për kompozicion në klasën e profesor Thoma Gaqit. Nga këtu, mban titullin magjistër.

Por nuk ka ndërmënd të ndalet këtu rruga e vështirë e aftësimit, por nderuese e afirmimit të Andi Bajraktarit. Ishte viti 2009, ku me asistencën e profesorit të njohur Luis Bacarov, ndjek specializmin për muzikë filmi në Siena të Italisë. Maratona e aftësimit dhe rritjes së shkallës së profesionalizmit, shoqërohet me produktin e artë të një angazhimi po të tillë. 2017-ta e gjen me çmimin “Best music skore” në festivalin e filmit 48 orësh. Veprat e Andi Bajraktarit janë aq të larmishme, sa që përjetësisht do t’i qendrojnë si gjerdani i florinjtë, i jetës së tij të shkurtër por shumë itensive dhe aktive.

39-të vjeçari Bajraktari, është krijues veprash të arrira si simfoni, suita, koncert për piano, kuartet harqesh, muzikë për klarinetë solo, romanca për piano dhe vokal, vepra për orkestër simfonike, muzikë filmi. Kulmin e krijimtarisë së tij e shënon vepra “Buzëqeshja e Guimplenit”, frymëzuar nga novela e njohur e Viktor Hygo-s “Njeriu që qesh”. Guimpleni është heroi kryesor i novelës.

Andi Bajraktari! Shpirti i nënës! I dhëmburi i babait! I shtrenjtë motrës! Oh dashuria e përjetësisë e Arbës! Dhe babai, eh babai tashmë i ëndërrave më të bukura të dy yjeve, që brenda trupit të tyre lëviz në pafundësi gjaku i Andi Bajraktarit. Miku dhe shoku aq i preferuar i shoqërisë, i kolegëve, pse jo në tërësi edhe i artit durrsak.

Andi siç thotë urtësia për të mirët, ishte si “nuse me tel”. Të respektonte si vetë veprat e tij. I thjeshtë dhe i dashur, deri në maksimum të këtyre fjalëve. Thuhet se për të ikurit nga jeta e gjallë, rezervohen opinionet e rënda. Andi ishte dhe mbetet tjetër prerje. Për Andi Bajraktarin, dhëmbshuria është aq e madhe sa edhe gurët po derdhin lot, edhe druri po plas, ashtu sikundër shpirtërat tanë janë të trazuara, të tërbuara, duke humbur diku në detin e pafund të dhimbjes.

Një djalë i ri na u shkëput nga jeta. Një bir nëne ndali frymëmarrjen. Një emër në rritje gjithnjë e më në famë në fushën e muzikës, ndali punën. Një artist më pak qytetit të sirenave. Dhimbja nxiton, duke u ngjitur në majën më të lartë. E zemrat tona si një këmishe e çqyer, goditen si me çekan.

Andi Bajraktari nuk është më! Besohet kjo?! Kur të vi mbrëmja, do të dëgjohen disa hapa, të qeta, për të mos trazuar shpirtërat e gjallë. Do të përshëndes prindërit në fillim, për t’u hedhur në krahët e Albës dhe dy fëmijve, që si zogj me sqepur të hapur kërkojnë ushqimin e dashurisë së Andit.

Andi Bajraktari partitura e hapur e muzikës!

Ç’ti them pianos tënde,
Me tasto ylberësh,
Që pret gishtat prej flladi:
Për ta përkëdhelur me dashuri tingujsh!?
Ç’ti them heshtjes,
Që pret të zgjohet,
Me magjinë e zërit tënd.
Në dhomën ku flije ti,
Me ëndërrat, hidhërimi,
Përgjak këmbët,
Duke shkelur,
Mbi copat e thyera të zemrave tona.
Oh, sa të ngjet dielli biri im!
Dikur, nuk besoja në krijesat e shenjta,
Se ende nuk të njihja ty.

Bujar Qesja
Durrës: 17 mars 2023

Shkodra shpallet Qyteti Evropian i Sportit 2025

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci dha lajmin nga Parlamenti Evropian në Bruksel se Shkodra është shpallur Qyteti Evropian…

Global 360

”Politico”: Meloni personi më i fuqishëm në Evropë në 2025

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka fituar titullin e personit më të fuqishëm në Evropë të dhënë nga gazeta ”Politico” në…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Shkodra shpallet Qyteti Evropian i Sportit 2025

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci dha lajmin nga Parlamenti Evropian në Bruksel se Shkodra është shpallur Qyteti Evropian…