Dy ngjarje të rëndësishme në jetën kulturore dhe shpirtërore të Vërnicës, zona e Gollobordës

Në vitin arsimor 1900-1901 në Vërnicë është hapur shkollë në gjuhën maqedonase me mësues Spiro Jakovlev


Nga Pavli Nikolla

Dy ngjarje të rëndësishme në jetën kulturore dhe shpirtërore të Vërnicës, zona e Gollobordës: hapjes së shkollës dhe ndërtimi i institucionit shpirtëror të tyre të pagëzuar me emrin e shenjtorit: “Shen Gjergji”. Është i njohur fakti që vërnicasit historikisht kanë qenë të etur për dije e arsim. Gjatë gjithë historisë së tyre, ata janë përpjekur e kanë luftuar që në fshatin e tyre të këtë shkollë për arsimimin e fëmijëve të tyre. Ne disa raste, ata dhe ia kanë arritur që kërkesat e tyre për të hapur shkollë janë realizuar.

Kështu, në vitin arsimor 1900 – 1901 në Vërnicë është hapur shkollë në gjuhën maqedonase me mësues Spiro Jakovlev nga fshati Gari, Maqedoni. Madje ka të dhëna se në Vërnicë ka pasur shkollë fillore që në vitin 1870 në të cilën ka marrë dijet e para mësuesi dhe inspektori i arsimit në Dibër të Madhe Dimitër Ilo Mazniku.

Por, shkollë në gjuhën shqipe e kompletuar dhe e pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme është hapur në vitin mësimor 1933-1934. Kjo si pasojë e përpjekjeve të të gjithë vërnicasve e në mënyrë të vecantë të bashkëfshatarit tonë Kozma Mazniku. Në atë kohë ai ishte sipërmarës ndërtimi në Tiranë dhe po ndërtonte vilën e ish-ministrit të arsimit të asaj kohe.

Duke përfituar nga ky fakt, Kozmai iu lut ministrit në fjalë që në Vërnicë të hapej shkollë në gjuhën shqipe. Ministri ia plotësoi dëshirën dhe nxori vendimin për hapjen e shkollës. Mësuese e parë u caktua Persefoni Shuteriqi nga Elbasani (mbesa e ish-ministrit të arsimit Thoma Deljana). Shkolla ka qenë e ndërtuar që në vitin 1913, por fillimisht është përdorur si xhandarmëri. Shkolla ka qenë një klasë mësimore, dhomë për mësuesit dhe disa anekse të tjera. Sipas arkivës së shtetit, fondi (428), në ditën e parë të shkollës janë ulur në bankat e saj 24 nxënës nga të cilët 12 vajza. Me rritjen e numrit të nxënësve janë shtuar dhe bankat e shkollës.

Në vitet që pasuan pjesmarrja ka arritur deri në 40 nxënës. Dua të theksoj se shkolla ka qenë e pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme mësimore. Edhe sot nuk besoj të ketë një shkollë fshati të pajisur me mjete, si ajo e Vërnicës.

Në vitin mësimor 1937-1938 erdhi një mësuese nga Shkodra e quajtur Pavlina Prenushi. Ajo ka qëndruar më gjatë se gjithë mësuesit e tjerë dhe meqë për të janë thënë e shkruar shumë thashetheme për këto arsye dua të them dicka më shumë për të. Ajo ishte një vajzë e re shumë e shkathët dhe simpatike. Vinte nga një familje që nuk e donte regjimin e Zogut dhe prandaj pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste e përkrahu. Menjëherë pas Clirimit ajo u largua nga Vërnica. Si mësuese ka qenë shumë e aftë dhe e përgatitur. Solli në Vërnicë dhe nënën e saj dhe kështu u bë Vërnicare. Zuri miqësi me shumë familje dhe vajza që mësonin mirë. Të tjerat që janë shkruar për të janë trillime.

Në marrëveshje midis Shqipërisë dhe Maqedonisë, pas largimit të Pavlinës në vitin 1945-1946 shkolla vazhdoi mësimin në gjuhën maqedonase, pa lënë shqipen; dy ditë në javë mësohej në gjuhën shqipe. Mësuesit maqedonas ishin nga Drenoku dhe quheshin Evgjeni Koliqev, dhe Zhifko Markoski. Pas prishjes së marrdhënieve me ish- Jugosllavinë në vitin 1948 u ndërpre mësimi në gjuhën maqedonase dhe shkolla vayhdoi mësimin ën gjuhën shqipe deri sa vërnicasit braktisën vatrat e tyre e shkolla e shemb.

Vec ato dy mesues që përmendëm kanë dhënë mësim në shkollën e Vërnicës mesuesit: Ilmi Sadiku nga Trebushti-Çelebi, Zylfi Hasani nga Trebisht-Bala, Ismail Sinani nga Trebisht-Bala, Branko Popa, etj. Një nga nxënësit e parë të kësaj shkolle ka qenë Trajce Mazniku, Hero i Punës Socialiste, gjithashtu në këtë shkollëmorën dijet e para mësuan shkrim e këndim, dhe gjuhën shqipe nxënësit që më pas u bënë nderi i Vërnicës: Negri Nikolla ish deputet i parë i Gollobordës, Millan Drushku Hero i Punës Socialiste, Llazar Mazniku Laureat i Cmimit të Republikës, Profesori i matematikës në Universitetin e Politeknik të Tiranës Ligor Nikolla, inxhinierët e parë Tofil Nikolla e Tikomir Mazniku, ushtarakë Pëtro e Filip Marku, Koli Nina, e Trajan Nikolla, mësuesit Ilo Marku e Dobe Nina, Branko Popa si dhe kuadro me emër Bllazhe Drushku e Merxhan Marku, agronomi Zdrafko Marku etj.

Kisha “Shën Gjergj“ ndërtuar në vitin 1823 pikturuar nga ikonografi i njohur maqedonas, Diço Zografi

Shumë pranë shkollës ndodhet institucioni shpirtëror i banorëve të vërnicës kisha 199 vjecare e pagëzuar me emrin e shenjtorit „Shën Gjergj“. Ajo është ndërtuar në vitin 1823 nga ndërtuesit venrnicas, ndërsa ikonostati është pikturuar nga ikonografi i njohur Diço Zografi nga fshati
Tresançe i Rrekes Maqedoni. Kjo është vertetuar dhe nga teologu Theofan Popa i cili në librin e tij “Mbishkrime në kishën Orthodokse Shqiptare“ shkruan (mbishkrimi është në serbisht): Me dorën e Diço Zografit nga fshati Tresance ky mbishkrim vazhdon ai është gjetur në ikonën e Shën Marisë në kishën e “Shën Gjergjit në Vërnicë të Gollobordës. Ndërsa Kristofor Beduli në librin e tij“ Orthodoksët e Gollobordës” shkruan”. Në Vërnicë ekziston një kishë e madhe dhe në një vend të bukur panoramik. Dikur kisha ka qenë brënda e pikturuar e gjitha me afreske si dhe e paisur me një ikonastas të skalitur e kompletuar me objekte argjendi e floriri të zbukuruar plot me art. Mbahen mend dy potire argjendi shumë të veçanta”.Po, kështu ka qenë kisha e “Shën Gjergjit” në Vërnicë deri në vitin 1967. Pas këtij viti në emër të luftës kundër besimeve fetare, të gjitha ato paisje që përmendëm më lart, por edhe me orenditë tjera që kisha dispononte dhe i jepte në ndihmë fshatarëve, u vodhën, u grabitën e u shkatërruan.Sot kjo kishë nga më të bukurat në zonë ekziston vetëm si godinë.

Në vitin 1967 ajo kthye në magazinë të kooperativës, ndërsa ikonat u tha atëherë do të dërgoheshin në muze, por nuk dihet se ku kanë përfunduar. Por nga një anë mirë që u kthye në magazinë se ndryshme do të ishte shkatërruar fare siç u shkatërrua kisha e “Shën Kollit” në Ostren të Vogël si dhe ajo e “Shën Joanit” në Pasinkë.

Duke përkujtuar 190 vjetorin e kishës së “Shën Gjergjit” në Vërnicë, duhet thënë se shumica e kishave të Gollobordës kanë qenë të pagëzuara me emrat e shënjtorëve më të dëgjuar, më besnik e më popullor si: “Shën Maria”; Shënkolli” e “Shën Gjergjit”. Por meqë po flasim për festën e
“Shën Gjergjit”, emrin e të cilit mban kisha e Vërnicës më duhet të them dy fjalë se si festohej në Vërnicë. Dihet që Shën Gjergjin e festojnë edhe besimet e tjera veç orthodoksëve por në Vërnicë festohej më me madhështi. Në çdo 6 Maj në Vërnicë vinin miq nga të gjitha fshatrat fqinj si nga
Pasinka, Ostreni i Vogël, Xhepishti etj, për të festuar së bashku. Atë ditë bëheshin bukë të veçanta, tëzbukuruara e që i bekonteprifti. Me gjithëse “Shën Gjergjit” festohej edhe në fshatrat ë tjerë, prifti i zonës në çdo 6 Maj vinte në Vërnicë. “Shën Gjergjit” njihet si shënjtor bamirës, si
luftëtar i mbretërve e mbrojtës i të vobektëve si Çlirimtar i robërve e mjek i të sëmurve. Prandaj dhe kjo ditë festohet më masivisht e nga shumë besimtar. Ikona e tij në kishën e Vërnicës e paraqiste të hypur në një kalë të bardhë dhe duke ngulur heshtën në gojë kuçedrës.

Historia 199 vjeçare e Kishës Vërnicës në të vërtetë është historita vet fshatit. Vërnica si fshat pak i veçantë i zones së Gollobordës ka një histori të hershëm. Vërnica është i vetmi fshat që i rezistoi“ islamizimit” dhe banorët nuk i lanë vatrat e tyre për të ikur në dhe të huaj, por mbrojtën të drejtat e tyre e nuk u larguan nga fshati. Largimi i tyre nga fshati ndodhi më vonë, në kohën e mbrapsht të kolektivizimit e pas vitit 1990. Tani kisha e “Shën Gjergjit” qëndron monument mbi shkëmbin ku është ndërtuar, për të treguar se dikur atje kanë jetuar mbi 50 familje me mbi 300 banorë.

Ajo qendron atje edhe si dëshmi e festimeve që bëheshin në çdo 6 Maj, ku nuk mungonin daullet e cyrlet e Trebishtit. Por në Vërnicë ka pasur edhe një kishë tjetër të pagëzuar me emrin e shënjtorit “Shën Joan Pagëzorit”.Edhe për këtë kishë, teologu Theofan Popa shkruan se mbishkrimi është në gjuh të huaj por përkthimi është: “Me lutjen dhe shpenzimet e Vangjel Andreut 1846 mars 18”. Ky mbishkrim shkruan ai është gjetur në ikonën e Joan Pagëzorit, në kishën e “Shën Joan Pagëzorit” në Vërnicë të Gollobordës. Kjo kishë sot nuk ekziston. Ajo ka pasur fatin e kishave të tjera të zonës që u shkatërruan nga perandoria osmane. Zona e lashtë e Gollobordës me shumë kisha të lashta e me popullsi orthodokse u rënuan nga otomanizmi e shumë fshatra u zhdukën siç është fshati Zaborrje, për të mos folur pastaj për kishat e fshatrat të fushës të Dibrës së Poshtme.

Tolerance fetare, shkruan Sali Leka në artikullin e tij në gazetën “Sot” sigurisht, që është njëra anë e medaljes dhe duhet përshëndetur, pasi për këtë na çmon bota moderne Europa e Amerika. Por historia nuk mund të çbëhetdhe aq më keq të drejtohet në kanale të pavërteta”. Ata me nostalgji kujtojnë festimet e 6 majit ditën kur Vërnica dyfishohej nga miqtë e shumtë të fshatrave fqinjdhe jo vetëm orthodoksë, por edhe miq muslimanë nga Trebishti.

Bashkëpunimi në nivel vendor me Kosovën, Mazniku pret ambasadorin Durmishi

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbian Maznku, pret ambasadorin e Kosovës, Skënder Durmishi.

Global 360

Osmani: Kemi ndërmarrë hapat e nevojshëm për përkrahjen e anëtarësimit të Kosovës në KiE

Në Komitetin për politikë dhe demokraci të Këshillit të Evropës, sot pritet të votohet raporti për Kosovën për anëtarësim në…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

NATO shpëtoi Kosovën nga spastrimi etnik i forcave serbe!

Ish-Ministri i Jashtëm: 24 Marsi i vitit 1999 mbetet i pashlyer në memorien e kombit tonë!

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Bashkëpunimi në nivel vendor me Kosovën, Mazniku pret ambasadorin Durmishi

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbian Maznku, pret ambasadorin e Kosovës, Skënder Durmishi.