Shiroka drejt UNESCO-s, Jaupaj: Integrim i plotë në ofertën ekoturistike të vendit

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, gjatë një takimi me kryetarin e Bashkisë Shkodër, Benet Beci, si dhe me partnerë lokalë, diskutuan mbi potencialin e madh natyror dhe turistik që ofron kjo zonë.


Zona e Shirokës, e vendosur buzë Liqenit të Shkodrës, po merr vëmendje të shtuar në kuadër të zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm dhe promovimit ndërkombëtar, pas dorëzimit të dosjes për përfshirje në listën e UNESCO.

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, gjatë një takimi me kryetarin e Bashkisë Shkodër, Benet Beci, si dhe me partnerë lokalë, diskutuan mbi potencialin e madh natyror dhe turistik që ofron kjo zonë.

Gjatë këtij takimi, Jaupaj bëri të ditur se dosja për UNESCO tashmë është dorëzuar, duke e konsideruar këtë një hap të rëndësishëm drejt rritjes së vlerësimit dhe mbrojtjes së kësaj pasurie natyrore.

“Fokusi ynë tani është i qartë: më shumë projekte ndërkombëtare, më shumë promovim dhe integrim i plotë i Shirokës në ofertën ekoturistike të Shqipërisë”, u shpreh ministri, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët vendas dhe të huaj.

Nga ana e tij, kryebashkiaku Beci nënvizoi se Bashkia Shkodër do të vijojë të mbështesë iniciativa që synojnë zhvillimin e qëndrueshëm të zonës, duke ruajtur njëkohësisht vlerat natyrore dhe kulturore.

Shiroka, një nga destinacionet më të njohura pranë Shkodër, konsiderohet një aset me potencial të lartë për turizmin natyror dhe atë të qëndrueshëm, falë pozicionit të saj unik dhe biodiversitetit të pasur.

Përfshirja në listën e UNESCO-s do të rriste ndjeshëm vizibilitetin ndërkombëtar të zonës, duke tërhequr më shumë vizitorë dhe investime, ndërsa do të garantonte njëkohësisht standarde më të larta për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin afatgjatë.

Burimi ATSH

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.