Yzeiraj: Konsultime konkrete me biznesin për tregun europian, duhet të plotësojnë kushtet e reja

Zëvendësministri i Financave Endrit Yzeiraj: Bashkëbisedimi me grupet e interesit për ligjet e reja është shtrirë në disa rrafshe.


Procesi i konsultimit të biznesit për daljen e tyre në tregun europian, në kuadër të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, po merr tashmë një konfigurim të dukshëm.

Zëvendësministri i Financave Endrit Yzeiraj, deklaroi në një intervistë në medie se bashkëbisedimi me grupet e interesit për ligjet e reja është shtrirë në disa rrafshe.

“Duke filluar që nga shtatori i vitit 2025, kryenegociatorja, së bashku me negociatorët, kanë zhvilluar dhe vijojnë të zhvillojnë një kalendar për konsultimet dhe takimet me grupet e interesit, pjesë e të cilave janë edhe tryezat e PPJ-së. Shumë aktorë të shoqërisë kanë qenë ndoshta të lodhur apo të mbingarkuar me termin integrim dhe jo gjithmonë i kanë kushtuar rëndësinë e duhur, duke mos menduar, ndoshta me të drejtë për shumë vite më parë, se këto rregulla do të realizoheshin dhe se kishte arsye për të investuar në njohjen apo zbatimin e tyre”, u shpreh ai.

Procesi nënkupton, nga ana tjetër, që vetë bizneset të angazhohen për përmbushjen e kushteve të reja të sipërmarrjes së tyre.

“Detyrimi i individëve dhe i kompanive për t’u informuar për kostot dhe për detyrimet ligjore me të cilat duhet të përballen është, para së gjithash, vetjak”, theksoi zëvendësministri.

Institucionalizimi i këtij bashkëbisedimi i përgjigjet protokollit të periudhave të quajtura tranzitore.
“Komunikimet që kemi me aktorët e shoqërisë civile apo me bizneset përmblidhen nga sekretariati teknik, i përbërë nga drejtoritë përkatëse të Ministrisë së Financave dhe ministrive të tjera për kapitujt përkatës, dhe i përcillen kryenegociatores për t’u përdorur si element diskutimi edhe në raport me Komisionin Europian për periudhat tranzitore”, u shpreh ai.

Zëvendësministri Yzeiraj e vlerësoi zërin e biznesit si një faktor me peshë në vendimmarrjen e Komisionit Europian për zgjatjen e afateve të zbatimit të legjislacionit përkatës.

“Nëse kemi një argument të shëndoshë dhe të shprehur qartë për nevojën që ka një sektor i ekonomisë shqiptare për një shtysë në zbatimin e detyrimeve të Bashkimit Europian, gjasat janë që Komisioni të dëgjojë dhe të japë një përgjigje relativisht pozitive. Një nga elementet përbërëse për hartimin e një argumenti të qëndrueshëm dhe të besueshëm është pikërisht komunikimi me sektorin privat, i cili preket nga direktiva në fjalë”, deklaroi Yzeiraj.

Marrë nga ATSH

Vizitat në Gjermani dhe Estoni, Rama: Hapa strategjikë për integrimin europian dhe sigurinë kibernetike

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se vizitat e zhvilluara këtë javë në Gjermani dhe Estoni u lidhën drejtpërdrejt me të…

Global 360

Këshilli i Evropës miraton qasje të re për emigracionin, Meloni: Njihet modeli Itali–Shqipëri

Takimi i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, në Kishinev të Moldavisë

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Vizitat në Gjermani dhe Estoni, Rama: Hapa strategjikë për integrimin europian dhe sigurinë kibernetike

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se vizitat e zhvilluara këtë javë në Gjermani dhe Estoni u lidhën drejtpërdrejt me të…