Realizohen me sukses dy ndërhyrjet e para të vitrektomisë në Shërbimin e Okulistikës në QSUT

Në Shërbimin e Okulistikës në QSUT janë realizuar me sukses dy ndërhyrjet e para të vitrektomisë tek pacientë me humbje të shikimit, duke sjellë një përmirësim të ndjeshëm të gjendjes së tyre.


Në Shërbimin e Okulistikës në QSUT janë realizuar me sukses dy ndërhyrjet e para të vitrektomisë tek pacientë me humbje të shikimit, duke sjellë një përmirësim të ndjeshëm të gjendjes së tyre.

Vitrektomia është një ndërhyrje kirurgjikale e avancuar e syrit, e cila tashmë, falë investimit në pajisje moderne ofrohet falas për pacientët që kanë nevojë, duke garantuar trajtim cilësor nga një ekip i specializuar mjekësh.

Sipas mjekëve kirurgë në Shërbimin e Okulistikës në QSUT për kryerjen e kësaj ndërhyrjeje janë përzgjedhur dy pacientë me humbje të plotë shikimi.

Nga shërbimi do të përfitojë një paciente 57 vjeçe me humbje shikimi prej 15 vitesh e cila sipas mjekëve në përfundim të ndërhyrjes do të rifitojë shikimin.

Ndërsa pacienti i dytë, i operuar prej 15 vitesh për katarakt do të përfitojë po ashtu kirurgjinë e vitrektomisë për të mbajtur stabël retinën.

“Për herë të parë realizohet kjo ndërhyrje kirurgjikale ku këta të sëmurë nuk kanë nevojë të presin radhë të gjata dhe shpenzime marramendëse në klinika private jashtë. Pacientët do të përfitojnë totalisht pamjen dhe brenda ditës do të largohen në shtëpi, ku me një mjekim dyjavor topikal me pika realizohet plotësisht me shumë sukses rikthimi i shikimit”, tha mjeku.

Burimi ATSH

Rama takon komunitetin shqiptar në Miçigan, vlerëson rolin e diasporës

Kryeministri Edi Rama zhvilloi në Miçigan (Michigan) një takim me komunitetin shqiptar ku vlerësoi rolin dhe kontributin e diasporës shqiptare…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama takon komunitetin shqiptar në Miçigan, vlerëson rolin e diasporës

Kryeministri Edi Rama zhvilloi në Miçigan (Michigan) një takim me komunitetin shqiptar ku vlerësoi rolin dhe kontributin e diasporës shqiptare…