Përmeti i trëndafilave dhe mikpritjes, në sytë e një psikologu!

Përmeti vazhdon të mbetet “kryeqyteti i luleve”, vlerave dhe trashëgimisë kulturore dhe historike.


Nga Lorenc Barjami, Psikolog

Shpesh puna e përditëshme më ka dhënë mundësinë që të zhvilloj takime me miq brenda dhe jashtë vendit.

Në këto takime më është dashur të prezantojë veten, kur unë flas për veten, gjithmonë filloj nga vendlindja ime dhe ndihem krenar kur them “jam nga Përmeti!”.

Përmeti është indentiteti im personal dhe shpirtëror.

Edhe pse vitet kalojnë me shpejtësi, Përmeti vazhdon të mbetet “qyteti i trëndafilave”, vlerave dhe trashgimisë kulturore dhe historike të vendit tonë.

Një ndër “plagët sociale“ që ka prekur edhe Përmetin e sotëm është emigracioni brenda dhe jashtë vendit, i cili ka ndikuar në jetën social kulturore dhe ekonomike të komunitetit Përmetar.

Si ne çdo qytet edhe në Përmet shohim shumë të rinj që largohen nga vendi me shpresën për një jetë më të mirë . Nga ana tjetër shohim një rritje të numrit të fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Lorenc Barjami, Psikolog – Përmet

 

Kjo ka qënë edhe arsyeja kryesore që më shtyhu të kthehesha nga kryeqyteti ku isha për një kohë realativsht të gjatë si assistent lektor i psikologjisë në Universitet. Pikërisht në vitin 2015 fillova që të anagazhoesha për krijmin e aktivieteve sensibilizuese për këtë fëmijë.

Në vitin 2016 me mbështetjen e Fondacionit “Fëmijët Shqiptarë” në Tiranë kemi zhvilluar një aktivitet modest .

Ishte viti 2017 kur falë bashkëpunimit me disa kolegë krijuam edhe organizatën e parë jo fitimprurëse për këta fëmijë të quajtuar “Solidariti tani”.

Falë projekteve të fituara nga Bashkimi Evropian dhe Ministria e Kulturës filluam ti vinim në ndihmë këtyre fëmijëve .

Krijuam databazën e parë, si edhe ofruam terapi në shtëpi për këta fëmijë.

Qyteti i Përmetit – Foto nga Agron Jonuzi, administrator i grupit në Facebook, “Unë jam Përmetar”.

 

Si rezultat i punës së sukseshme të organizatës, u bë e mundur edhe hapja e qendrës së parë të quajtur “Qëndra Komunitare e Fëmijëve me aftësi të kufizuara”.

Aktualisht, gjendja e këtyre fëmijëve është përmirësuar dukshëm si në aspektin e mentalitetit. Tani prindërit e kuptojnë dhe pranojnë domsdoshmërinë e trajtimit të fëmijëve të tyre.

Një ndihmesë të madhë në këtë drejtim ka dhënë edhe qeveria shqiptare. Ministria e Arsimit ka shtuar numrin e mësuesve ndihmës në shkolla, pa haruar edhe pushtetin lokal në këtë qytet.

Bashkia e Përmetit ka rritur fondet për mbështetjen e këtyre fëmijëve si në aspektin e infrastrukturës ashtu edhe atë social dhe kulturor.

Ka reth dy vite që në këtë qytet në sezonin e verës cdo të premte organizohet një mbrëmje shumë argëtuese me muzikë , recitime bio ,e cila sigurisht që ka vitalizuar jetën e komunitetit Përmetar.

Përmeti sot është kthyher një atraksion turistik jo vetëm për turistët vendas por edhe të huaj. Nëse para dy dekadas#hg, nuk shije një të huaj sot shikon shumë të huaj dhe shumë shtëpi pritëse për akaomodimin e tyre.

Në sajë të invenstimeve lokale dhe qëndrore, Përmeti është pjesë e fondit nga Banka Botërore dhe madje lumi “Vjosa” është tashmë i mbrojtur nga UNESCO.

Në këtë” panoramë “ të përgjigthëshme pamvarsisht uljes së numrit të lindshmëmisë dhe emigracionit jeta social–kulturore është përmirësuar ndjeshëm, por sigurisht punë akoma më të mëdha duhet të bëhen sidomos për të mbajtur pjesën më “vitale” të këtij qyteti të rinjtë intelektualë, të cilët do të jenë “truri” dhe “zemra”e qytetit të “trëndafilave”.

Salla: Skema e sigurimeve në bujqësi, mekanizëm i ri për mbrojtjen e fermerëve nga fatkeqësitë natyrore

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla bëri të ditur se është drejt përmbylljes puna për ngritjen e një…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

“El Pais”: Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë dhe artisti që ekspozon në Paris dhe Nju-Jork

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën spanjolle “El Pais”, Rama flet për ekspozitën e tij me skulptura bronzi…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Salla: Skema e sigurimeve në bujqësi, mekanizëm i ri për mbrojtjen e fermerëve nga fatkeqësitë natyrore

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla bëri të ditur se është drejt përmbylljes puna për ngritjen e një…