
INSTAT: 1,45 milionë shtetas hyrje në Shqipëri gjatë tetorit
Sipas INSTAT ky tregues ka pësuar një rënie me 7,6 %, krahasuar me Tetor 2025.

Gjatë muajit Tetor 2026, rezultojnë të kenë hyrë, në vendin tonë 1 457 940, shtetas shqiptarë dhe të huaj.
Sipas INSTAT ky tregues ka pësuar një rënie me 7,6 %, krahasuar me Tetor 2025.
Rënia është më e theksuar te shtetasit e huaj, hyrjet e të cilëve u reduktuan me 12,5%, duke arritur në 795 503. Ndërsa hyrjet e shtetasve shqiptarë shënuan një rënie më të moderuar prej 0,9%, me gjithsej 662 437 hyrje.
Të dhënat tregojnë se fluksi i shtetasve të huaj që vizituan ose hynë në Shqipëri gjatë tetorit ishte më i ulët në raport me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, duke ndikuar në rënien e përgjithshme të lëvizjeve hyrëse në kufi.
Në kahun tjetër, daljet nga territori i Shqipërisë arritën në 1 562 077 shtetas, me një rritje prej 1,1% krahasuar me tetorin 2025.
Nga këto, 869 703 ishin shtetas të huaj, me rënie 1,9%, ndërsa 692 374 shtetas shqiptarë, me rritje 5%.


















