1970 – Ironia e Tiranës zyrtare për afrimin mes dy Gjermanive!

Marrëveshja historike mes dy shteteve gjermane, i shërben edhe sot zgjidhjes së problemit Kosovë-Serbi.


Nga Armand Plaka, studiues

Duke shfletuar arkivën e shtypit shqiptar të viteve ’70, hasa në një karikature interesante, e cila na rrëfen edhe pikëpamjen e qeverisë komuniste shqiptare të kohes, në vigjilje të një dekade, në të cilën dy Gjermanitë kishin nisur një klime pajtimi që do kulmonte me njohjen reciproke të tyre dhe ndenjëset përkatëse në OKB, dy vite vite më pas ( më konkretisht më datë 21 dhjetor 1972 dy shtetet gjermane nënshkruan marrëveshjen që njihet si “Traktati Themelor” e që u ratifikua në parlamentet përkatëse në qershor 1973).

Çdo gjë po bëhej në kuadër të asaj që njihet si “Politika e Re e Lindjes”, mbjellë nga Willy Brandt në gjysmën e dytë të viteve ’60 dhe i papaprinte një fryme paqëtimi, të çarmatimit mes dy blloqeve të kohës, si dhe respektimit e mbikqyrjes së të drejtave të njeriut, me nënshkrimin e Kartës së Helsinkit dhe anëtarësimin e mëvonshëm në KSBE, hapa të cilat Tirana zyrtare do t’i refuzonte me kokëfortësi deri në ditë e fundit të monizmit.
Paradoksalisht, ato do të bëheshin temë bisede shumë vite më vonë mes kreut shqiptar, Ramiz Alia dhe ish-Ministrit të Jashtëm gjerman, Hans-Dietrich Genscher.

Alia pohon në kujtimet e tij (gjendet edhe në protokollin zyrtar të bisedes në vitin 1987) se ministri gjerman i kishte kërkuar/sugjeruar anëtarësimin në KSBE, si një institucion që bënte bashkë të gjitha vendet e Europës me synim mbrojtjen e të drejtave të njeriut, paqes dhe sigurisë në kontinent.

Por t’ i rikthehemi dy Gjermanive. Interesant është fakti se në këtë kuadër, Boni zyrtar kishte nisur të hidhte shuma të konsiderueshme në arkat e Berlinit Lindor për të liruar nga burgjet disidentët politikë gjermanolindorë, të cilët në një masë të konsiderueshme, si në asnjë vend tjetër lindor të kohës, lejoheshin të braktisnin RDGJ-në (duke humbur të gjitha të drejtat civile në ish-RDGJ e dorëzuar përfundimisht pasaportat).
Për Tiranën zyrtare, kjo shihej si “lënie në baltë e popullit gjerman në lindje nga revizionistët në Moskë e Berlin Lindor për përfitimet e tyre”.
Paradoksalisht, nisur nga ky kontekst duket si një pohim i drejtë, pasi Boni jo thjehst po e blinte, por realisht po e blinte shtrenjtë lirinë e individëve antikomunistë, demokratë e liberalë në lindje të vendit, duke e parë atë si një mundësi të shpejtë dhe efikase për të zbutur sadopak vuajtjet e bashkëatdhetarëve të vet në Lindje.

Në anën tjetër sillte përfitime po aq të prekshme për ekonominë e RDGJ-së, e cila tashmë po njihte nje lloj stanjacioni ekonomik, ku në degë të caktuara haseshin shumë mangësi, edhe pse perspektiva akoma dukej shpresëdhënëse me ardhjen në fuqi të një lideri të ri në moshë e mentalitet, siç ishte Erich Honecker, të cilin paradoksalisht koha do t’a provonte se ishte tërësisht amorf dhe shurdh ndaj ndryshimeve që do ndodhnin në fundvitet ’80 në ish-BRSS dhe Kampin Lindor.

Kjo do ta bënte establishmentin politik në RDGJ e Bllokun Lindor të flinte disi më i qetë përballë pakënaqësive në rritje të popullit/popujve të tyre).

Në fakt ishte një fenomen “sui generis” që u aplikua vetëm mes dy Gjermanive dhe u pasua edhe me shumë hapa të tjerë liberalizues si: heqja e shumë masave që pamundësonin lëvizjen e qytetarëve mes dy vendeve dhe mosbllokimin e njëri-tjetrit në iniciativa ndërkombëtare, rritjen e bashkëpunimit ekonomik, kulturor, sportiv e shkencor mes dy vendeve e që kulmoi siç e shpreha më lart, me njohjen reciproke, ndenjëset në OKB dhe çeljen e përfaqësive të përhershme në kryeqytetet respektive.

Interesante gjithashtu është të zbërthehen personazhet në karikature: nga njëra anë kemi një përfaqësues ( në dukje) anonim të RFGJ-së, që mban veshur një uniformë ushtarake me simbole naziste, e që përfaqëson kësisoj vazhdimësinë me ish-regjimin nazist në Gjermani, militarizmin dhe revanshizmin prusiano-gjerman (kjo vijoi të ishte në fakt pikëpamja e Tiranës zyrtare për RFGJ-në deri në rivendosjen e marrëdhënieve në vitin 1987, edhe pse artikulimi i saj ishte shmangur dukshëm nga viti 1984 e në vijim, pas vizitave të Shtrausit në Tiranë) e në anën tjetër shihet kreu i Kremlinit, Leonid Brezhnjev, i cili hap “çantën e pazareve”, ku siç merret me mend, shet interesat e vasalit të tij, RDGJ-së, kundrejt një shume parash. Duket se Boni joshet nga oferta që sipas Tiranës vinte nga Moska.

Edhe në këtë mes ka diçka të vërtetë. Marreveshja mes dy Gjermanive zyrtarisht u lidh vetëm mes tyre, por s’ mund të bëhej e vihej në zbatim pa bekimin e Moskës, e cila në ato vite po përpiqej të ulte sadopak tensionet e të afrohej në fushën ekonomike veçanërisht me Gjermaninë, pas shijes së keqe që kishte lënë dy vite më parë me ndërhyrjen në Pragë.

E në fakt ky do të ishte vetëm preludi i një sërë marrëveshjesh mes tyre përgjatë dy dekadave në vijim e në këtë kontekst, sikur ta kishte parashikuar, Tirana zyrtare nëpërmjet penës së karikaturistëve të Hostenit, paradoksakisht e shihte këtë si një “kapar për marrëveshje të ardhshme” ( shih diçiturën në karikaturën origjinale) të cilat pra, nuk do të vononin të vinin derisa do të kulmonin në një sens më të gjerë me Ribashkimin Gjerman, ku Bonit, edhe sipas pohimeve të arkitektit të Ribashkimit, Helmut Kohl, por edhe sipas dokumentave historike tashmë të deklasifikuara prej vitesh për publikun, iu desh të derdhte në arkat e Moskës një shumë të konsiderueshme për kohën.

Sidoqoftë, në këtë mes duhet pohuar se në fund e humbur po dilte vetëm Shqipëria, e cila me verbërinë e saj, rrinte e ironizonte gjithë sarkazëm veprimet e palëve në dy anët e Perdës së Ftohtë, si një moraliste pa moral, pa mundur të përfitoje asgjë për vete.

Reagimet në drejtimin e duhur për regjimin në Tiranë do të vinin shumë vite më vone, atëherë kur vërtete do të mund të thuhej: “shanc i humbur”.
Ironi e fatit është se marrëveshja mes dy Gjermanive është sjellë sot sërish në rend të ditës prej disa muajsh, ndërsa shihet si një baze e mirë e planit franko-gjerman për paqtimin Kosovë-Serbi, i cili me shumë gjasa po shkon drejt nënshkrimit përfundimtar.


Marrë nga postimi në Facebook i autorit Armand Plaka

“Tendenze di Viaggio”: Shqipëria, një nga destinacionet më të bukura për pushime në 2024

Cesare Tamborini shkruan në të përditshmen italiane “Tendenze di Viaggio”.

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Fjala është e para!

Na pëlqejnë fjalët e mençura dhe i marrim me vete! Ndaj fjala mbetet e para dhe e fundit si ajri…

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

“Tendenze di Viaggio”: Shqipëria, një nga destinacionet më të bukura për pushime në 2024

Cesare Tamborini shkruan në të përditshmen italiane “Tendenze di Viaggio”.