Java Amerikane, çelet në Tiranë ekspozita e Muzeut të Themeluesve

Në kuadër të Javës Amerikane, në Bibliotekën Kombëtare “Sotir Kolea” në Tiranë u çel sot ekspozita e Muzeut të Themeluesve.


Në kuadër të Javës Amerikane, në Bibliotekën Kombëtare “Sotir Kolea” në Tiranë u çel sot ekspozita e Muzeut të Themeluesve.

Ekspozita e Muzeut të Themeluesve përfshin portrete dhe biografi të 13 prej nënshkruesve të Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-së, një nga secila prej 13 kolonive origjinale.

Në fjalën e mbajtur në çelje të kësaj ekspozite, e ngarkuara me punë Nancy VanHorn solli në vëmendje se SHBA shënojnë këtë vit 250-vjetorin e Pavarësisë.

“Gjatë kësaj jave, kemi ftuar miqtë dhe partnerët tanë shqiptarë të bashkohen me ne për të nderuar vlerat amerikane dhe për të festuar arritjet amerikane në kulturë dhe sport. Ndërsa ndiqni ekspozitën, do të mësoni më shumë për historinë e atyre burrave që kishin një vizion për vendin tonë të madh. Thomas Jefferson dhe Benjamin Franklin – dy nga më të njohurit ndër këta nënshkrues – ishin burra me prejardhje dhe edukim të ndryshëm, por megjithatë ndanin një qëllim të përbashkët: Lirinë”, u shpreh VanHorn.

Ekspozita përcjell disa prej ngjarjeve më të rëndësishme që çuan në themelimin e kombit amerikan.

“Kemi zgjedhur në mënyrë të veçantë të theksojmë qytete si Bostoni, Nju-Jorku dhe Filadelfia, ku sot jetojnë shumë shqiptaro-amerikanë krenarë”, tha VanHorn, ndërsa ftoi të pranishmit që ta përjetojnë ekspozitën në realitetin virtual.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

MEPJ: Përgjegjësit për sulmin në Banjskë duhet të përballen me drejtësinë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka përkujtuar sot sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, më…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MEPJ: Përgjegjësit për sulmin në Banjskë duhet të përballen me drejtësinë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka përkujtuar sot sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, më…