Ristani: Rindërtohet shkolla “Ibrahim Hima” në Prush, trefishohen hapësirat

Shkolla “Ibrahim Hima” në fshatin Prush të Tiranës është rindërtuar nga e para dhe tashmë ofron kushte dinjitoze për nxënësit dhe stafin mësimor.


Shkolla “Ibrahim Hima” në fshatin Prush të Tiranës është rindërtuar nga e para dhe tashmë ofron kushte dinjitoze për nxënësit dhe stafin mësimor. Gjatë inspektimit, kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, njoftoi se hapësirat në shkollën e re janë trefishuar. “Jemi në fshatin Prush, në shkollën “Ibrahim Hima” një shkollë e cila jo vetëm ishte amortizuar dhe shumë e vjetër, por edhe tualetet e fëmijëve i kishte jashtë, jo brenda strukturës. Ishin vetëm 9 klasa. Sot që flasim hapësira është trefishuar dhe numri i nxënësve, me kapacitet të plotë jo të mbingarkuar është 30 nxënës për klasë”, tha ajo.

Krahas klasave moderne, ambienteve të ngrohta të pajisura me laboratorë dhe palestër sipas standardeve më të mira, Ristani tha se falë zgjerimit të hapësirave nxënësit nuk do udhëtojnë kilometra të tëra.

“Kjo shkollë përpiqej të mbante ngarkesën e fëmijëve të kësaj zone, të dy fshatrave dhe në pamundësi fëmijët detyroheshin që të bënin distanca shumë të mëdha dhe të ngarkonin kapacitetin e shkollave të Kombinatit që janë në fakt shkollat nga më të mëdhatë që ka qyteti Tiranës. Me këtë investim janë krijuar kushte të shkëlqyera, me laboratorë që nuk kishin ekzistuar më parë. Tani është e pajisur me palestër moderne, hapësira për parashkollorë, ku edhe fëmijët e parashkollorit dhe fëmijët e kopshtit do të kenë mundësi që të jenë fare pranë banesave të tyre dhe të mos udhëtojnë me kilometra të tërë”, nënvizoi Ristani.

Shkolla 9-vjeçare “Ibrahim Hima” ndodhet ne territorin e mbuluar nga Njësia Administrative Vaqarr, në rrugën lidhesë midis fshatrave Prush dhe Gropaj. Objekti i ri i realizuar është 3 kate dhe me nje kapacitet maksimal prej 330 nxënës, ku në ndryshim nga objekti ekzistues përfshin të gjithë elementet e nevojshme si laboratorë, salle polifunksionale, palestër, bibliotekë, dhomë mësuesi, dhoma e mjekut, psikologut etj,.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Kushi: Integrimi evropian duhet të ndihet në jetën e çdo qytetari

Integrimi evropian i Shqipërisë nuk është vetëm një proces institucional, por një rrugëtim që duhet të përkthehet në përmirësime konkrete…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kushi: Integrimi evropian duhet të ndihet në jetën e çdo qytetari

Integrimi evropian i Shqipërisë nuk është vetëm një proces institucional, por një rrugëtim që duhet të përkthehet në përmirësime konkrete…