Hoxha: Nuk ka bllokim për procesin e anëtarësimit në BE nga asnjë shtet anëtar

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha deklaroi sot se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian po vijon normalisht, duke hedhur poshtë pretendimet për bllokim apo veto nga vendet anëtare.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha deklaroi sot se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian po vijon normalisht, duke hedhur poshtë pretendimet për bllokim apo veto nga vendet anëtare.

Në një seancë dëgjimore në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme mbi raportin IBAR dhe ecurinë e negociatave, Hoxha theksoi se procesi i integrimit është kompleks, por i mirëstrukturuar dhe i bazuar në meritë, rezultate konkrete dhe zbatimin e reformave.

Sipas tij, Shqipëria ka shënuar progres të shpejtë në një periudhë të shkurtër kohore.

“Më 13 tetor 2024 Shqipëria nuk kishte hapur asnjë kapitull negocimi, ndërsa vetëm 13 muaj më vonë, më 17 nëntor 2025, janë hapur të gjithë kapitujt, gjithsej 33”, u shpreh ai, duke e cilësuar këtë një ecuri të paprecedent.

Ministri bëri të ditur se në kuadër të metodologjisë së re të zgjerimit, Komisioni Evropian ka përcaktuar 24 piketa ndërmjetme, të detajuara më tej në 92 masa konkrete, për përmbushjen e të cilave Shqipëria ka punuar intensivisht gjatë periudhës 2025–2026.

Ai shtoi se progresi i arritur është reflektuar në raportin e ndërmjetëm të vlerësimit (IBAR), i hartuar nga Komisioni Evropian dhe i paraqitur për shqyrtim në strukturat e Këshilli i Bashkimit Evropian.

Sipas Hoxhës, rekomandimet e Komisionit kanë qenë pozitive, duke njohur përmbushjen e angazhimeve nga pala shqiptare.

Duke iu referuar debatit publik, Hoxha theksoi se nuk ka pasur asnjë bllokim apo veto nga shtetet anëtare dhe se procesi vijon sipas planeve të dakordësuara.

“Nuk ka pasur dhe nuk ka bllokim, nuk ka pasur dhe nuk ka veto nga asnjë shtet anëtar. Procesi ka vijuar dhe vijon normalisht. Edhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë e ka konfirmuar publikisht këtë fakt. Progresi i dukshëm i vendit në negociata është theksuar në mënyrë të përsëritur, disa herë, nga Komisionerja Kos dhe Përfaqësuesja e Lartë Kallas”, tha Hoxha.

“Rritmi i procesit përcaktohet nga Presidenca dhe shtetet anëtare të BE. Ato do marrin kohën sa ta shohin të arsyeshme. Në këtë kuadër, thelbësore mbeten puna dhe rezultatet nga ana jonë. Ne duhet të vijojmë me durim dhe vendosmëri, duke dëshmuar progres të qëndrueshëm dhe të verifikueshëm, duke thelluar reformat, forcuar shtetin e së drejtës dhe funksionimin e institucioneve, si dhe duke përmbushur të gjitha detyrimet që burojnë nga procesi i anëtarësimit”, nënvizoi ai.

Ministri rikonfirmoi objektivin strategjik për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në BE brenda horizontit 2030, duke theksuar se vendi do të vijojë me reforma të thella, forcimin e shtetit të së drejtës dhe përmbushjen e të gjitha detyrimeve të procesit të integrimit.

“Objektivi ynë është i qartë: të bëjmë pjesën tonë me seriozitet dhe të ecim përpara në përputhje me ambicjen tonë dhe planin e përbashkët me Komisionin Evropian, duke iu afruar çdo ditë e më shumë realizimit të synimit tonë strategjik, anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian në horizontin 2030”, tha Hoxha.

Ai vuri në dukje gjithashtu mbështetjen ndërkombëtare për këtë proces, përfshirë kontaktet e nivelit të lartë dhe vizitat e fundit në Tiranë të ministrave të jashtëm nga vende anëtare të BE-së, si dëshmi e momentit pozitiv që po kalon integrimi evropian i Shqipërisë.

Burimi ATSH

Rama: Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë popull shtetformues në vendin e tyre

Kryeministri Edi Rama, reagoi sot ndaj një mesazhi kritik të publikuar nga një qytetar nga Tetova, duke ritheksuar qëndrimin e…

Global 360

SHBA-ja dhe Irani shpallin marrëveshje kornizë për paqen, pritet rihapja e Ngushticës së Hormuzit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë njoftuar arritjen e një marrëveshjeje kornizë për paqen, e cila pritet të…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë popull shtetformues në vendin e tyre

Kryeministri Edi Rama, reagoi sot ndaj një mesazhi kritik të publikuar nga një qytetar nga Tetova, duke ritheksuar qëndrimin e…