Beja takime me agjencitë doganore: Fokus në saktësinë e deklarimeve dhe modernizimin

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Besmir Beja ka zhvilluar takime me përfaqësues të agjencive doganore në Tiranë dhe Durrës, në kuadër të dialogut të vazhdueshëm me komunitetin e biznesit dhe aktorët e procesit doganor.

Në këto takime, kreu i Doganave theksoi rolin e rëndësishëm të agjencive doganore si hallkë ndërmjetëse mes operatorëve ekonomikë dhe administratës, duke nënvizuar nevojën për komunikim të rregullt dhe bashkëpunim efektiv.

Beja vuri në dukje se objektivi kryesor mbetet rritja e saktësisë dhe transparencës në deklarimet doganore, me qëllim shmangien e gabimeve dhe forcimin e integritetit të sistemit.

Po ashtu, u theksua se administrata doganore është e angazhuar në procesin e përafrimit me standardet e Bashkimit Evropian, ku prioritet mbeten zhvillimi i sistemeve IT, forcimi i kapaciteteve njerëzore dhe bashkëpunimi me administratat homologe evropiane.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: KE rekomandoi përgatitjet për hartimin e traktatit të anëtarësimit të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar I Partisë Socialiste, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, Rama solli në vëmendje momentin…

Global 360

Vendet evropiane vendosin kushte për bisedimet e sigurisë me Rusinë

Një shumicë e madhe e vendeve evropiane janë të gatshme të zhvillojnë bisedime me Rusinë për çështjet kryesore të sigurisë…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia