
Tag: Javët Kulturore Ndërkombëtare (JKN)
Javët Kulturore Ndërkombëtare 2026 nisin këtë muaj në edicionin e tyre të 5-të, duke rikthyer në Shqipëri tingujt, imazhet, aromat dhe shijet e vendeve të ndryshme të botës.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se programi i plotë i Javës së Evropës 2026 tashmë është gati, duke ftuar qytetarët të bëhen pjesë e një sërë aktivitetesh kulturore që do të mbahen në mbarë vendin.
JKN është një platformë e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit që sjell një seri veprimtarish, të cilat kanë si qëllim njohjen dhe përqafimin nga publiku të kulturave të ndryshme botërore.
Java Kombëtare e Kulturës Shqipëri–Kosovë nisi nga Tropoja me “Next Generation”, duke e kthyer qytetin në një laborator krijimtarie, dialogu dhe diplomacie kulturore me mbi 200 të rinj pjesëmarrës.
Qyteti i Bajram Currit (Tropojë) u kthye në një skenë të gjallë arti, krijimtarie dhe diplomacie kulturore, duke mirëpritur edicionin e parë të Next Generation.
Java Kulturore Kombëtare mes Shqipërisë dhe Kosovës ka nisur këtë javë në Tiranë, duke sjellë një sërë aktivitetesh artistike, historike dhe folklorike
Prej sot e deri më 5 dhjetor, do të mbahet Java Kulturore Kombëtare, aktivitetet e së cilës përmbyllin sezonin e katërt të Javëve Kulturore Ndërkombëtare.
Në ditën e lindjes së mbretit Charles III, ambasada britanike në Tiranë, organizoi të premten një aktivitet festiv në Kukës, me synimin për të forcuar urat e bashkëpunimit mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë.
Në kuadër të Javës Kulturore Britanike, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë dhe me Ambasadën britanike, prezantuan ekspozitën dokumentare dhe fotografike mbi veprimtarinë e ushtarakut britanik, mbrojtësit të pasionuar të pavarësisë së Shqipërisë, Aubrey Herbert.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ftoi qytetarët që të përgatiten “për një javë të mbushur me ngjyra, tinguj dhe shije nga Spanja”.









