Java Kulturore Britanike, festohet në Kukës ditëlindja e mbretit Charles III

Në ditën e lindjes së mbretit Charles III, ambasada britanike në Tiranë, organizoi të premten një aktivitet festiv në Kukës, me synimin për të forcuar urat e bashkëpunimit mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë.


Në ditën e lindjes së mbretit Charles III, ambasada britanike në Tiranë, organizoi të premten një aktivitet festiv në Kukës, me synimin për të forcuar urat e bashkëpunimit mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë.

Aktiviteti u zhvillua në kuadër të Javës Kulturore Britanike (10-16 Nëntor) nën tematikën “Partners for Progres” dhe frymëzuar nga tradita e njohur britanike e çajit të pasdites, ku u ndanë momente miqësie, dialogu dhe mikpritjeje të përshtatshme për rastin.

Në fjalën e saj, zëvendës ambasadorja, Julia Sutherland u shpreh se “është nder i madh për mua dhe një kënaqësi e madhe, që në emër të ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar dhe ambasadorit, të mirëpresim këtu sot në këtë aktivitet kaq të veçantë në kuadër të javës të Kulturës Britanike”

“Sot është ditëlindja e madhërisë së tij Mbretit Charles, ne sot festojmë ditëlindjen e mbretit, por duam ta përdorim këtë ditë, që të festojmë marrëdhëniet mes e dy vendeve tona”.

Kryetari i bashkisë së Kukësit, Albert Halilaj, theksoi se “jemi drejt finalizimit të Shkollës Profesionale, e cila do të jetë një ndihmë shumë e madhe në tregun e punës për t’i ardhur në ndihmë të gjitha profesioneve në qarkun e Kukësit”.

Deputeti Eduard Shalsi në fjalën e tij u shpreh se “ky qark dhe ky qytet ka ndjerë mbështetjen e partnerëve në zhvillimin e projekteve të ndryshme”.

Gjatë aktivitetit u ekspozuan elementë që pasqyrojnë traditën lokale, duke filluar nga veshjet tradicionale, punime artizanale e produkte bujqësore të zonës.

Kadastra: Dokumentet që duhen për regjistrimin e AMTP-së

Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) informon qytetarët mbi dokumentacionin që duhet të disponojnë për regjistrimin e Aktit të Marrjes së…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

“El Pais”: Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë dhe artisti që ekspozon në Paris dhe Nju-Jork

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën spanjolle “El Pais”, Rama flet për ekspozitën e tij me skulptura bronzi…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kadastra: Dokumentet që duhen për regjistrimin e AMTP-së

Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) informon qytetarët mbi dokumentacionin që duhet të disponojnë për regjistrimin e Aktit të Marrjes së…