Mbyllet edicioni i katërt i Javëve Kulturore Ndërkombëtare

JKN është një platformë e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit që sjell një seri veprimtarish, të cilat kanë si qëllim njohjen dhe përqafimin nga publiku të kulturave të ndryshme botërore.


Javët Kulturore Ndërkombëtare dhe CulturAlb përmbyllën edicionin e katërt, i pasur me kulturë, zëra krijues dhe histori të jashtëzakonshme.

Aktiviteti përmbyllës u zhvillua në Vila 31 me praninë e artistëve, përfaqësuesve të Trupit Diplomatik etj. E pranishme në këtë event ishte edhe zëvendësministrja e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Lira Pipa e cila falënderoi artistët për atmosferën e mrekullueshme që i sollën mbrëmjes.

“Kanë qenë shumë aktivitete në këtë edicion të Javëve Kulturore Ndërkombëtare, me rreth 500 artistë që erdhën në Shqipëri dhe shkëmbyen kulturë e aktivitete me ne. Dua të falënderoj 22 përfaqësues nga bota që na u bashkuan në këtë edicion të katërt, të cilët bënë që JKN të mos ishte vetëm një kalendar kulturor por një platformë kulturore diskutimi e dialogu mes vendeve, si dhe shkëmbimi të programeve, përvojave e artistëve”, u shpreh Pipa.

Aktivitetet e JKN janë konsideruar si një festë e kulturës, artit dhe traditave nga e gjithë bota, që gjatë këtij vitit mbushën skenat tona me emocione dhe kreativitet.

JKN është një platformë e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit që sjell një seri veprimtarish, të cilat kanë si qëllim njohjen dhe përqafimin nga publiku të kulturave të ndryshme botërore.

Çdo javë i dedikohet një kulture të caktuar botërore nëpërmjet aktiviteteve më të spikatura të këtyre kulturave, si përmes filmave, melodive, arkitekturës, kostumeve, kulinarisë, trashëgimisë etj. JKN është një paradë aktivitetesh që zhvillohen prej majit e deri në nëntor.

Rama: 63% e të rinjve që mbarojnë arsimin profesional punësohen

Kryeministri Edi Rama informoi sot se 63% e atyre që mbarojnë arsimin profesional, punësohen, shifër kjo që po orienton të…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Rama për “Al Jazeera”: Qeveria nuk po shet tokë publike, investimi në Zvërnec bekim për vendin

Kryeministri Edi Rama deklaroi se investimi në Zvërnec është një bekim për vendin pasi sjell një investim prej 4 miliardë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: 63% e të rinjve që mbarojnë arsimin profesional punësohen

Kryeministri Edi Rama informoi sot se 63% e atyre që mbarojnë arsimin profesional, punësohen, shifër kjo që po orienton të…