“Trasferirsi in Albania”

Një guidë praktike nga Giovanni Firera, për italianët që duan të njohin më mirë mundësitë e jetës, punës dhe investimit në vendin tonë


UDHËLEXIM I RI, krejt i pazakontë, që tregon se si Shqipëria nuk shihet vetëm si një destinacion turistik disaditor, por si një alternativë reale për të jetuar, punuar, investuar dhe ndërtuar një të ardhme në mënyrë të qëndrueshme.

“Trasferirsi in Albania” i Giovanni Firera-s, nuk është vetëm një guidë praktike për italianët që duan të njohin më mirë mundësitë e jetës, punës dhe investimit në vendin tonë; është edhe një dëshmi e një ndryshimi të qartë në mënyrën se si Shqipëria po perceptohet sot.

Vlera e librit përforcohet edhe nga përvoja e drejtpërdrejtë e autorit. Për më shumë se njëzet vjet, torinezi Giovanni Firera (gazetar, ish-konsull nderi i Shqipërisë në Piemonte, sot përgjegjës për Italinë i “BiznesAlbania”) ka promovuar dhe ndjekur iniciativa të shumta institucionale, kulturore, universitare dhe ekonomike ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë.

Ky libër e fton lexuesin të kapërcejë stereotipet dhe përfytyrimet tashmë të vjetruara, duke e paraqitur Shqipërinë si një partnere strategjike të Italisë dhe si një realitet ku marrëdhëniet njerëzore, afërsia gjeografike dhe mundësitë për bashkëpunim mund të krijojnë terren për projekte të reja personale dhe profesionale.

Një Shqipëri dinamike, në transformim, më pranë Europës dhe gjithnjë e më tërheqëse për ata që kërkojnë mundësi të reja.

Urime të përzemërta Giovanni Firera për këtë botim të vlefshëm dhe për kontributin tënd shumëvjeçar në forcimin e urave mes Shqipërisë dhe Italisë!

Libri shumë shpejt do të vijë në shqip!

Reforma në drejtësi, Rama: Nuk ka kthim pas, sot sistemi po e lufton korrupsionin

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se “korrupsioni vazhdon të jetë një hije e rrezikshme përgjatë rrugës sonë, por ndryshimi historik…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Reforma në drejtësi, Rama: Nuk ka kthim pas, sot sistemi po e lufton korrupsionin

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se “korrupsioni vazhdon të jetë një hije e rrezikshme përgjatë rrugës sonë, por ndryshimi historik…