Rama: Java Kombëtare e Kulturës Shqipëri–Kosovë nisi nga Tropoja me “Next Generation”

Java Kombëtare e Kulturës Shqipëri–Kosovë nisi nga Tropoja me “Next Generation”, duke e kthyer qytetin në një laborator krijimtarie, dialogu dhe diplomacie kulturore me mbi 200 të rinj pjesëmarrës.


Java Kombëtare e Kulturës Shqipëri–Kosovë nisi nga Tropoja me “Next Generation”, duke e kthyer qytetin në një laborator krijimtarie, dialogu dhe diplomacie kulturore me mbi 200 të rinj pjesëmarrës.

Kryeministri Edi Rama ndau një fotoalbum nga nisja e Javës Kombëtare të Kulturës Shqipëri–Kosovë.

Forume, panele, ekspozita dhe performanca bashkuan artistë, profesionistë dhe organizata nga të dy vendet, duke ndërtuar ura bashkëpunimi në kinematografi, trashëgimi kulturore, artet bashkëkohore, muzikë dhe gastronomi kreative, theksoi kreu i qeverisë.

Edicioni i parë i Next Generation u mbajt në datat 21 dhe 22 nëntor dhe është një projekt që synon të krijojë një hapësirë të përbashkët për artistët dhe të rinjtë nga Shqipëria dhe Kosova.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të Javëve Kulturore Ndërkombëtare dhe sipas organizatorëve u zgjodh Tropoja, sepse është një nga vendet ku marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Kosovës ka qenë gjithmonë organike, ku kulturat nuk takohen për herë të parë, por rikthehen tek njëra-tjetra.

Tropoja ofron terrenin e duhur për të ndërtuar një model të ri diplomacie kulturore, të bazuar në kreativitet, bashkëpunim dhe art që buron nga brezi i ri.

Programi i dy ditëve përfshiu forume, performanca, punëtori, ekspozita dhe aktivitete interaktive, të cilat bashkojnë disiplinat kryesore kreative kinematografi, debate, rrëfime dhe bashkëpunime të reja mes krijuesve filmikë.

Burimi ATSH

Kryetari i Institutit Shqiptar të Studimeve Ndërkombëtare takohet me Ambasadorin e Kazakistanit

Albert Rakipi, Kryetar i Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare (AIIS), zhvilloi një takim kortezie me Iskander Aisariyev, Ambasador i Republikës…

Global 360

Ana Brnabiç presidentja e përkohshme e vendit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kryetari i Institutit Shqiptar të Studimeve Ndërkombëtare takohet me Ambasadorin e Kazakistanit

Albert Rakipi, Kryetar i Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare (AIIS), zhvilloi një takim kortezie me Iskander Aisariyev, Ambasador i Republikës…