Java Kulturore Kombëtare, ekspozita, dokumentarë e koncerte deri më 5 dhjetor

Prej sot e deri më 5 dhjetor, do të mbahet Java Kulturore Kombëtare, aktivitetet e së cilës përmbyllin sezonin e katërt të Javëve Kulturore Ndërkombëtare.


Prej sot e deri më 5 dhjetor, do të mbahet Java Kulturore Kombëtare, aktivitetet e së cilës përmbyllin sezonin e katërt të Javëve Kulturore Ndërkombëtare.

Java Kulturore Kombëtare do të gjallërojë jetën artistiko-kulturore në disa nga qytetet e vendit, me shfaqje teatrore, koncerte, ekspozita, forume, performanca dhe iniciativa që synojnë të nxjerrin në pah lidhjet e forta mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Java Kulturore Kombëtare nis me edicionin e parë të projektit Next Generation, më 21–22 nëntor në Bajram Curri në Tropojë, ku qyteti kthehet në një skenë të gjallë arti, krijimtarie dhe diplomacie kulturore. Next Generation synon të krijojë një hapësirë të përbashkët për artistët dhe të rinjtë nga Shqipëria dhe Kosova. Programi dyditor sjell forume, performanca, punëtori, ekspozita dhe aktivitete interaktive nga fusha e kinematografisë, muzikës, artit vizual, food design dhe trashëgimisë kulturore, me emra si Oda Haliti dhe Shpat Deda.

Në Teatrin Metropol në Tiranë, në datat 21, 22 dhe 23, do të jepet shfaqja “Komisar Daltoniko në Teatër”, një vepër në nder të Naun Shundit, me tekst të Giuseppe Della Misericordia dhe interpretim të aktorit Bujar Asqeriu.

Po sot, në Qendrën “Sotir Kolea”, hapet ekspozita dokumentare “Nga lufta në liri: Çlirimi i Kosovës në dokumente, kujtime dhe media”, e cila përmbledh materiale historike, artikuj, libra, kujtime, fotografi, artefakte dhe një dokumentar kronologjik, si dhe parashikon nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi mes bibliotekave kombëtare të Shqipërisë dhe Kosovës.

Ndërkohë nga data 21–28 nëntor, në Kalanë e Gjirokastrës hapet ekspozita “Prezantimi i Restaurimit të Aseteve të Trashëgimisë Kulturore në Rajonin e Prizrenit dhe Gjilanit”, e cila shfaq ndërhyrjet dhe arritjet e Ministrisë së Kulturës së Kosovës në restaurimin e monumenteve të këtyre zonave.

Paralelisht, më 22 nëntor, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit do të mbahet koncerti, “Zëri i Shpirtit Tim”, nën drejtimin e Sonila Babocit.

Më 26 nëntor, në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit në Tiranë shfaqet dokumentari “117” (1976), me regji të Besim Sahatçiut dhe fotografi të Afrim Spahiut, një vepër që paraqet jetën e një familjeje me 117 anëtarë në një kullë në Nivokaz. Po në këtë ditë do të festohet edhe 63-vjetori i Teatrit “Petro Marku”.

Më 27 nëntor, në TKOBAP zhvillohet koncerti simfonik “Nëntori i dytë – Muzika e filmave shqiptar”, nën drejtimin e Gridi Krajës, me Orkestrën Simfonike të RTSH-së, Orkestrën Simfonike të TKOBAP-së dhe Korin e TKOBAP.

Nga 27 deri më 30 nëntor mbahet edicioni i dytë i Tirana Art Weekend, me pjesëmarrjen e artistëve dhe kolektiveve që vazhdojnë të formësojnë skenën e artit bashkëkohor shqiptar.

Më 28 nëntor, teatri “Petro Marko” në Vlorë sjell shfaqjen “Shqipëri i nëna ime”, në një program me këngë dhe valle popullore për nder të Festës së Pavarësisë. Po atë ditë, në sheshin “Tre Racat”, mbahet koncerti “Rinia në zemër të Vlorës”, me muzikë patriotike, valle tradicionale, polifoni, aktivitete rinore dhe konkurse artistike nga shkollat profesionale, ndërsa Teatri “Petro Marko” pret një performancë festive nga Cirku Kombëtar. Aktiviteti “Shqiptaria feston në Vlorë” është një tjetër aktivitet që do të zhvillohet më 28 nëntor tek sheshi para stadiumit.

Më 30 nëntor do të zhvillohet koncerti festiv që bashkon Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota” me Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore të Shqipërisë, në një program të përzgjedhur me këngë dhe valle tradicionale. Paralelisht Khrais Tërshana prezanton edicionin e parë të Crit Club në Tiranë, një format performancë-debate i krijuar nga artisti Cem A.

Më 1 dhjetor, në TKOBAP jepet shfaqja “Martesa” me regji të Norbert Rakowskit dhe me aktorët Armend Smajli, Shkëlzen Veseli, Ylber Bardhi, Mensur Safqiu, Sheqerie Buçaj, Era Balaj dhe Adhurim Demi.

Më 2 dhjetor, në Qendrën Kulturore të Korçës prezantohet fotodokumentari “Kosovarja” i artistit Afrim Hajrullahu, një cikël fotografish nga vitet ’90 që dokumenton rolin thelbësor të grave të Kosovës gjatë periudhës së dhunës dhe rezistencës, me foto të realizuara në Has, Pejë dhe Prishtinë.

Më 4 dhjetor, në Akademinë e Shkencave, salla “Aleks Buda”, promovohet libri i Rafet Rudit.

Java Kulturore Kombëtare mbyllet mbrëmjen e 5 dhjetorit, në hollin e TKOBAP, me koncertin e grupit vokal “Zanat”, me interpretimet e Elonë Sadikut (soprano), Elida Kryeziut (soprano), Diellza Sylejmanit (mezzosoprano), Albana Piperkut (alto) dhe Arstina Kelmendit (alto), të shoqëruara nga Pranvera Hoxha në piano dhe Patris Berisha në perkusion.

Burimi ATSH

Rama: Zhvillimi i Thethit me projekte cilësore, legalizuam objektet ekzistuese

Kryeministri Edi Rama siguroi sot banorët e Thethit se kjo zonë do të zhvillohet me projekte cilësore, ndërkohë që janë…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Zhvillimi i Thethit me projekte cilësore, legalizuam objektet ekzistuese

Kryeministri Edi Rama siguroi sot banorët e Thethit se kjo zonë do të zhvillohet me projekte cilësore, ndërkohë që janë…