
Beja: Rritje me 3,7% e të ardhurave doganore në 7 muaj
Administrata Doganore vijon të regjistrojë performancë pozitive në mbledhjen e të ardhurave, duke shënuar rritje edhe gjatë periudhës janar-korrik 2026.

Administrata Doganore vijon të regjistrojë performancë pozitive në mbledhjen e të ardhurave, duke shënuar rritje edhe gjatë periudhës janar-korrik 2026.
Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja informoi sot mbi të dhënat për shtatë muajt e parë të vitit.
Sipas tij, të ardhurat doganore arritën në 142 miliardë lekë, duke u rritur me 5,1 miliardë lekë, ose 3,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.
Rritja e të ardhurave doganore pasqyron ecurinë pozitive të aktivitetit të Administratës Doganore, në funksion të sigurimit të të ardhurave për buxhetin e shtetit.
Burimi ATSH



















