Filo takim me ambasadoren e Greqisë: Forcim i lidhjeve me në fokus turizmin dhe ekonominë

Zgjerimi i bashkëpunimit mes Korçës dhe Greqisë në fusha me interes të përbashkët ishte në fokus të takimit që zhvilloi kryetari i bashkisë të Korçës, Sotiraq Filo me ambasadoren e Republikës së Greqisë në Shqipëri, Lambrini Komini


Zgjerimi i bashkëpunimit mes Korçës dhe Greqisë në fusha me interes të përbashkët ishte në fokus të takimit që zhvilloi kryetari i bashkisë të Korçës, Sotiraq Filo me ambasadoren e Republikës së Greqisë në Shqipëri, Lambrini Komini.

Filo tha se, gjatë takimit u diskutua mbi mundësitë për forcimin e marrëdhënieve dhe krijimin e nismave të reja që mund të sjellin përfitime konkrete për qytetarët dhe zhvillimin e rajonit.

Korça dhe Greqia kanë ndërtuar ndër vite marrëdhënie të afërta, të mbështetura në lidhjet historike, kulturore dhe njerëzore, të cilat përbëjnë një bazë të rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit.

“Në fokus të bisedimeve ishin potencialet në turizëm, ekonomi, kulturë, arsim dhe mjedis, me synim që marrëdhëniet e mira mes dy palëve të përkthehen në projekte dhe iniciativa konkrete”, theksoi Filo.

Takimi u vlerësua si një mundësi për të identifikuar fusha të reja bashkëpunimi dhe për të forcuar më tej lidhjet mes Korçës dhe Greqisë, në interes të zhvillimit të qëndrueshëm të rajonit.

Burimi ATSH

Videokartolinë nga Gjirokastra, qyteti i gurtë vijon të tërheqë turistë

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një videokartolinë nga Gjirokastra, duke sjellë në vëmendje bukuritë dhe atmosferën e…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Videokartolinë nga Gjirokastra, qyteti i gurtë vijon të tërheqë turistë

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një videokartolinë nga Gjirokastra, duke sjellë në vëmendje bukuritë dhe atmosferën e…