
Category: UNESCO – Organizata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro zhvilloi një takim me drejtorin e përgjithshëm të UNESCO-s, Khaled El-Enany, në kuadër të agjendës së saj të takimeve të nivelit të lartë në Paris.
Shqipëria prezantoi në UNESCO përvojën e saj në menaxhimin e akuiferëve ndërkufitarë, gjatë Simpoziumit Ndërkombëtar “Akuiferët ndërkombëtarë – e ardhme e qëndrueshme”, të zhvilluar më 10–11 shkurt 2026 në Paris.
Lahuta është shpallur zyrtarisht pasuri e trashëgimisë kulturore jomateriale në listën e UNESCO-s, për mbrojtje urgjente.
Lahuta është shpallur zyrtarisht pasuri e trashëgimisë kulturore jomateriale në listën e UNESCO-s, për mbrojtje urgjente.
Me rastin e përfundimit të mandatit të drejtores së përgjithshme të UNESCO-s, Audrey Azoulay, kryeministri Edi Rama i ka drejtuar një videomesazh përmes të cilit vlerëson maksimalisht rolin e saj në krye të agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën e Kulturën.
Lugina e Vjosës është përfshirë zyrtarisht në programin ‘Njeriu dhe Biosfera’ duke u bërë pjesë e trashëgimive të mbrojtura nga UNESCO.
Gjirokastra apo qyteti i gurtë u përfshi në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s më 2005, si një nga pak shembujt e mbijetuar në Ballkan të qyteteve tregtare të stilit osman.
Në Sesionin e 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore (KTB) të UNESCO-s, delegacioni shqiptar paraqiti progresin e arritur në menaxhimin dhe mbrojtjen e katër prej pasurive më të çmuara në Listën e Trashëgimisë Botërore si Parku Kombëtar i Butrintit, qendrat historike të Beratit dhe Gjirokastrës dhe rajoni i Liqenit të Ohrit.
Më 8 korrik të vitit 2008 qyteti i Beratit iu bashkëngjit listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s.
Arkeologjia nënujore ishte tema qendrore e diskutimeve në konferencën e organizuar së fundmi nga UNESCO në Paris, ku morën pjesë edhe përfaqësues të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore.









