
Category: Ministrite
Në panarin “Tourism Fair Albania”, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja u takua me kryetarin e Komunës së Strugës, Mendi Qyra dhe kryetarin e Komunës së Ulqinit Genci Nimanbegun.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, mori pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku liderë politikë dhe ushtarakë nga e mbarë bota u mblodhën për të diskutuar sfidat aktuale globale të sigurisë.
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo deklaroi se qeveria shqiptare, në bashkëpunim me përfaqësues të lartë të Bankës Botërore, po eksplorojnë mundësitë për krijimin e një programi të ri kombëtar, që synon mbështetjen e zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm në nivel lokal, me fokus të veçantë tek sektori i turizmit.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe Kryeinspektorin e Përgjithshëm, Dashnor Sula zhvilluan një takim me drejtuesit e inspektorateve të vendit, për të diskutuar fazën e re të reformës në sistemin e inspektimeve.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ishte e ftuar nderi në Ballon e Operës në Vjenë, me ftesë të posaçme të ministres Federale për Punët e Jashtme të Austrisë, Beate Meinl-Reisinger.
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, prezantoi sot Kryeinspektorin e ri të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), Afrim Qëndro, i cili së fundmi ka mbajtur detyrën e Prefektit të Qarkut Tiranë, duke zëvendësuar në këtë funksion Dallëndyshe Bicin.
Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s u mblodhën sot në Bruksel, ku përcaktuan objektiva të reja mbi bazën e një vlerësimi realist të mjedisit aktual të sigurisë.
Ministri i Financave, Petrit Malaj priti në një takim drejtorin Global të Grupit të Bankës Botërore për Zhvillimin Urban, Financat Vendore, Turizmin dhe Menaxhimin e Fatkeqësive, Ming Zhang, si dhe ekipin e Turizmit (PIUTD), ku u diskutua mbi potencialin e bashkëpunimit në fushën e turizmit.
Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro gjatë interpelancës së sotme në Kuvend të kërkuar mbi dhunën në shkolla, prezantoi planin e masave institucionale për të garantuar sigurinë në shkolla, mbështetjen psikologjike dhe këshillimin e karrierës për mbi 355 mijë nxënësit e sistemit parauniversitar
Panairi “Albania Fair Tourism” i çelur dje në Tiranë ka në qendër rëndësinë e eventeve që bashkojnë institucionet publike, sektorin privat dhe partnerët ndërkombëtarë për të forcuar bashkëpunimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit.









