MEPJ: Faza vijuese e negociatave me BE-në kërkon përshpejtim të reformave

Në Bruksel u zhvillua dje Konferenca e 8-të Ndërqeveritare në nivel ministror mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, një moment me rëndësi të veçantë në rrugëtimin e vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.


Në Bruksel u zhvillua dje Konferenca e 8-të Ndërqeveritare në nivel ministror mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, një moment me rëndësi të veçantë në rrugëtimin e vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në një njoftim për shtyp, ministria për Europën dhe Punët e Jashtme bëri të ditur sot se Konferenca mirëpriti dhe mbështeti raportin e Komisionit Evropian mbi Piketat e Ndërmjetme (IBAR), sipas të cilit Shqipëria ka arritur një nivel të mjaftueshëm progresi në Grupkapitullin 1 “Themeloret”.

Në të njëjtën kohë, konferenca miratoi edhe Pozicionin e Përbashkët të Bashkimit Evropian për piketat mbyllëse të këtij grupkapitulli.

MEPJ vlerëson se ky zhvillim është një lajm i mirë për Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët. Ai shënon një moment historik dhe përbën një tjetër gur kilometrik në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Në mënyrë të veçantë, ai shënon njohjen e progresit të qëndrueshëm që Shqipëria ka arritur në zbatimin e reformave kyçe, të cilat kanë rëndësi themelore si për forcimin e demokracisë dhe institucioneve në vend, ashtu edhe për avancimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Këto reforma përfshijnë forcimin e shtetit të së drejtës, konsolidimin e qeverisjes demokratike, reformën në drejtësi, rritjen e standardeve të sigurisë, mbrojtjen e të drejtave themelore dhe fuqizimin e llogaridhënies institucionale. Ato përbëjnë thelbin e çdo demokracie funksionale, themelet mbi të cilat ndërtohet Bashkimi Evropian dhe bazën e vizionit për Shqipërinë evropiane”, thuhet në njoftimin për shtyp të MEPJ-së.

Po ashtu, MEPJ thekson se rezultatet e këtij takimi konsolidojnë më tej rrugëtimin evropian të vendit, forcojnë besimin e partnerëve tanë në vullnetin politik dhe kapacitetet institucionale të Shqipërisë, si dhe përbëjnë një investim të rëndësishëm drejt realizimit të objektivit strategjik të anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian brenda kësaj dekade.

Shqipëria është vendi i parë në procesin aktual të zgjerimit që arrin këtë etapë sipas metodologjisë së re të Bashkimit Evropian, çka i hap rrugën fazës pasuese të negociatave – atë të mbylljes së kapitujve.

Duke informuar më tej, MEPJ thekson se faza vijuese e negociatave do të kërkojë angazhim edhe më të madh, koordinim më të ngushtë dhe më efikas ndërinstitucional, si dhe intensifikim të punës nga të gjitha strukturat dhe grupet negociatore. Ajo do të kërkojë qëndrueshmëri e përshpejtim të reformave dhe zbatim të plotë të angazhimeve të marra.

“Njëkohësisht, do të kërkojë energji dhe përpjekje shtesë si nga ekipi negociator ashtu si edhe nga aktorë të tjerë në vend, në bashkëpunimin me partnerët tanë evropianë, me synimin për të përmbushur me sukses detyrimet që lidhen me mbylljen e kapitujve, në avancimin e pandalshëm drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian për çka, Shqipëria është e vetdijshme, e gatshme dhe mbetet tërësisht e angazhuar”, thuhet në njoftim.

Duke përgëzuar ekipin negociator dhe të gjithë personat e përfshirë dhe të angazhuar, MEPJ shprehu mirënjohje ndaj partnerëve tanë evropianë, Komisioneres Kos dhe ekipit të saj, Presidencës qipriote si dhe të gjitha vendeve anëtare, për bashkëpunimin e ngushtë, mirëkuptimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.

Delegacioni i Shqipërisë në Konferencën Ndërqeveritare u kryesua nga kryeministri Edi Rama dhe përfshiu edhe ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha; ministren e Shtetit dhe Kryenegociatoren, Majlinda Dhuka; ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari; ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu; ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj si dhe një numër anëtarësh të ekipit negociator.

/Burimi ATSH

Peleshi: Shqipëria, rol në rritje në arkitekturën euroatlantike të sigurisë

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi mori pjesë në Forumin e Sigurisë “Partneriteti SHBA-Europë dhe Roli i Padiskutueshëm i NATO-s”

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

”Corriere della Sera”: Sfida e kryeministrit Rama për ta çuar verën shqiptare në çdo cep të botës

Kampion basketbolli, skulptor, profesor në Akademinë e Arteve të Bukura. Dhe tani edhe një entuziast i verës. Edi Rama, kryeministri…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Peleshi: Shqipëria, rol në rritje në arkitekturën euroatlantike të sigurisë

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi mori pjesë në Forumin e Sigurisë “Partneriteti SHBA-Europë dhe Roli i Padiskutueshëm i NATO-s”