Pavion i ri i traumës në Mirditë, Sala: Forcojmë sistemin spitalor në veri të Shqipërisë

Spitali Bashkiak Mirditë po transformohet në një qendër rajonale të traumës dhe rehabilitimit, një model i ri funksional spitalor për Veriun e Shqipërisë, në kuadër të reformës së re spitalore.


Spitali Bashkiak Mirditë po transformohet në një qendër rajonale të traumës dhe rehabilitimit, një model i ri funksional spitalor për Veriun e Shqipërisë, në kuadër të reformës së re spitalore.

Pavioni i ri i Traumës, me fokus trajtimin e ndërhyrjeve të planifikuara traumatologjike dhe rehabilitimin e pacientëve, do të sjellë shërbime të specializuara më pranë qytetarëve dhe njëkohësisht synon të ulë fluksin në spitalet terciare, veçanërisht në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala dhe Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, inspektuan Pavionin e ri të Traumës në Spitalin Bashkiak Mirditë, ku theksuan se ky investim synon të fuqizojë kapacitetet e trajtimit të specializuar në nivel rajonal dhe të krijojë një pol të rëndësishëm shërbimesh për zonën veriore të vendit.

“Ky projekt transformimi në Spitalin Bashkiak Mirditë është pjesë e reformës së gjerë spitalore për të krijuar një shërbim më të specializuar rajonal për Traumën, ortopedinë dhe rehabilitimin, për t’i shërbyer më mirë pacientëve. Ky transformim ka dy qëllime kryesore: forcimin e sistemit spitalor të specializuar, duke krijuar një pol verior dhe së dyti po aq i rëndësishëm, decentralizimi i këtyre shërbimeve nëpërmjet fuqizimit të kapaciteteve rajonale”, theksoi ministrja Sala.

Duke vlerësuar pozicionin gjeografik të Mirditës, ministrja Sala tha se vënia në funksion e këtij pavioni do të bëjë të mundur ofrimin e trajtimit të specializuar më pranë qytetarëve duke synuar dhe uljen e ngarkesës së spitaleve terciare, veçanërisht të Spitalit Universitar të Traumës, ndërsa theksoi se vijon puna për vlerësimin e zonave të tjera në vend.

“Ky është vetëm fillimi, pasi do të vlerësojmë edhe spitale të tjera nga ana gjeografike dhe e kapaciteteve për të krijuar një model të ngjashëm në zona të tjera të Shqipërisë. Synimi është ofrimi i shërbimeve të specializuara, jetike, sa më pranë pacientit” – theksoi ministrja Sala.

Ndërsa, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi u ndal në rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për zgjerimin e aksesit dhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore sa më pranë pacientëve, përmes koordinimit të strukturave civile dhe ushtarake.

“Në kuadër të reformës dhe rishikimit të marrëveshjes që kemi me Ministrinë e Shëndetësisë, do të kemi mundësi që jo vetëm shërbimet e Spitalit të Traumës, por edhe shërbimet të tjera të përfitohen si nga personeli ushtarak ashtu edhe ai civil, qytetarët, pranë të gjitha infrastrukturave që do të bashkëpunojnë në raport me shërbimet shëndetësore, në të gjithë Republikën e Shqipërisë”, tha ministri Nufi.

Projekti parashikon ngritjen dhe fuqizimin e shërbimeve të ortopedisë, fizioterapisë dhe rehabilitimit, zgjerimin e kapaciteteve kirurgjikale dhe anestezi-reanimacionit, si dhe mbështetje me telemjekësi për imazherinë.

Ky investim pritet të sjellë rritje të cilësisë dhe eficiencës së shërbimit spitalor, trajtim më të shpejtë të traumave, reduktim të referimeve drejt spitaleve rajonale dhe universitare, si dhe përmirësim të rehabilitimit të pacientëve në nivel vendor.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëria dhe Azerbajxhani: Forcimi i bashkëpunimit në turizëm

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Azerbajxhan, Besart Kadia, zhvilloi një takim me Drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Turizmit të…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria dhe Azerbajxhani: Forcimi i bashkëpunimit në turizëm

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Azerbajxhan, Besart Kadia, zhvilloi një takim me Drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Turizmit të…