Ambasadori Koreshi, takim me Sekretaren e Përgjithshme të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve

Ambasadori i Shqipërisë në Gjenevë, z. Dastid Koreshi, zhvilloi një takim kortezie me Sekretaren e Përgjithshme të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve (ITU), znj. Doreen Bogdan-Martin.


Ambasadori i Shqipërisë në Gjenevë, z. Dastid Koreshi, zhvilloi një takim kortezie me Sekretaren e Përgjithshme të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve (ITU), znj. Doreen Bogdan-Martin.

Sipas njoftimit të Misionit, Ambasadori Koreshi theksoi rëndësinë që Shqipëria i kushton ITU-së dhe nënvizoi se teknologjia është prioritet strategjik për vendin, ku 95% e shërbimeve publike janë dixhitalizuar;

vuri në dukje se teknologjia lehtëson dhe përshpejton procesin e integrimit evropian, përfshirë përafrimin e legjislacionit, dhe vlerësoi rolin e ITU-së në botën dixhitale;

shprehu interesin e Shqipërisë për vazhdimin e trajnimeve në fushën e sigurisë kibernetike; vlerësoi drejtimin e ITU-së nga znj. Bogdan-Martin, të përqendruar te lidhshmëria universale, transformimi dixhital inteligjenca artificiale.
Sekretarja e Përgjithshme vlerësoi të jashtëzakonshëm përparimin e Shqipërisë gjatë viteve të fundit në fushën e teknologjisë së informacionit e komunikimit dhe ftoi Shqipërinë të japë eksperiencën e saj në aktivitetet rajonale. Znj. Bogdan ofroi organizimin e sesioneve të thelluara për çdo temë me interes për Shqipërinë.

Hoxha takim me deputetin gjerman: Angazhim më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me deputetin gjerman: Angazhim më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit…