
Shqipëri-Greqi: Forcimi i bashkëpunimit në fushën e arsimit
Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi, znj. Luela Hajdaraga, zhvilloi një takim me Ministren e Arsimit dhe Çështjeve Fetare të Greqisë, znj. Sofia Zacharaki.

Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi, znj. Luela Hajdaraga, zhvilloi një takim me Ministren e Arsimit dhe Çështjeve Fetare të Greqisë, znj. Sofia Zacharaki.

Gjatë takimit u diskutua mbi mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit, me fokus promovimin e gjuhës shqipe në shkollat greke, lehtësimin e procedurave për njohjen e diplomave shqiptare, si dhe zgjerimin e mundësive për bursa për studentët shqiptarë dhe shkëmbime akademike ndërmjet dy vendeve.
Vëmendje iu kushtua gjithashtu forcimit të lidhjeve ndërmjet institucioneve arsimore dhe universiteteve të të dy vendeve, si dhe nxitjes së shkëmbimeve dhe aktiviteteve të përbashkëta për të rinjtë.
Arsimi dhe të rinjtë, ura të forta miqësie dhe bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Greqisë.



















