
Category: Ministrite
Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s janë mbledhur sot në Bruksel, në një takim të rëndësishëm që pason Samitin e Hagës
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, uroi sot konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke i përcjellë mesazhe suksesi institucioneve të reja të dala nga Legjislatura X.
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari theksoi sot se qeveria nuk do ta lejojë zvarritjen e çështjeve gjyqësore dhe se mazhoranca socialiste do të ndërhyjë në ligjet e Reformës në Drejtësi për të adresuar problemet e identifikuara në sistem.
Shqipëria është më shumë se male dhe peizazhe, ajo është një vend me pasuri të jashtëzakonshme pyjore.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, tha se Garancia Rinore po pilotohet për t’u ofruar të rinjve mbështetje konkrete për t’u afruar me tregun e punës.
Inspektorati i Përgjithshëm nuk do të jetë më në varësi të Kryeministrisë, por do të menaxhohet nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit.
Në Shkodër u mbajt takimi trepalësh për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes midis Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, ndërmjet shefave të shtabeve të tre vendeve.
Ministrja për Punët e Brendshme, Albana Koçiu reagoi sot në lidhje me protestën e opozitës, ku theksoi sot se e drejta për të protestuar është e paprekshme, por dhuna është e pafalshme.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala u shpreh sot se janë rreth 46 mijë persona, gra, fëmijë e të moshuar që përfitojnë shërbime sociale në të gjitha bashkitë e vendit.
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo u shpreh sot se bashkitë në vend janë vlerësuar për planet e tyre sociale, përmes Grantit të Performancës.









