Gonxhja: Harmonia fetare, ndër vlerat më të çmuara të shoqërisë shqiptare

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, përcolli urimet e tij për të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke vënë theksin te vlerat e bashkëjetesës dhe harmonisë fetare në Shqipëri.


Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, përcolli urimet e tij për të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke vënë theksin te vlerat e bashkëjetesës dhe harmonisë fetare në Shqipëri.

“Në këtë ditë të shenjtë të festës së Kurban Bajramit, që nderon sakrificën, përkushtimin dhe dedikimin ndaj Zotit, ku të gjithë besimtarët myslimanë festojnë, uroj nga zemra për secilin prej tyre shëndet, paqe dhe bekime në familje!”, shkroi Gonxhja në rrjete sociale.

Ministri theksoi se harmonia fetare mbetet një nga vlerat më të çmuara të shoqërisë shqiptare, duke e cilësuar atë si një dëshmi të gjallë të respektit, solidaritetit dhe bashkëjetesës mes besimeve të ndryshme.

“Mosaiku dhe harmonia jonë fetare mbeten ndër vlerat më të çmuara të shoqërisë sonë, një dëshmi e bashkëjetesës, respektit dhe solidaritetit që na bashkon. Kjo festë duhet të shërbejë si një moment reflektimi, mirëkuptimi dhe afrimi mes njerëzve”, u shpreh ministri Gonxhja.

/Marrë nga ATSH

Koncerti në Tiranë, Rama pret reperin amerikan Kanye West

Kryeministri Edi Rama priti sot në ambientet e Kryeministrisë këngëtarin dhe reperin e njohur amerikan Kanye West, i cili do…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Koncerti në Tiranë, Rama pret reperin amerikan Kanye West

Kryeministri Edi Rama priti sot në ambientet e Kryeministrisë këngëtarin dhe reperin e njohur amerikan Kanye West, i cili do…